Akt vandal ndaj monumenteve,
dëmtohet skulptura e Besart Papës 

Akt vandal ndaj monumenteve,<br />dëmtohet skulptura e Besart Papës 
Aktet vandaliste prekin të gjitha monumentet në Tiranë. Vandalizmit nuk i ka shpëtuar as skulptura e Besart Papës në lulishten para Ministrisë së Ekonomisë, e cila nuk ka më shumë se dy javë që është vendosur.

Siç shihet edhe nga fotot e postuara nga Artan Shkreli, mbi të cilat shkruan “VANDALET KUDO Pa u bere dy jave demtohet skulptura elegante e Besart Papes ne lulishten para Ministrise se Ekonomise. E bukura i ngjall vandalit sensin e urrejtjes dhe shkaterrimit. Jemi deshmitare per kete ne kohen tone”, skulptura është dëmtuar në pjesën e  krahut.

Nuk dihet se kush e ka shkaktuar këtë dëm.

Nuk është hera e parë që monumentet kulturore në kryeqytet janë prekur nga aktet vandale, kujtojmë këtu edhe monumentin e 100 vjetorit, e cila simbolizon 100 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar dhe sëfundmi ësht kthyer në një ditar, si edhe është kthyer në një gjendje të mjerueshme, ku është zhveshur e tëra nga pllakat metalike.

shkreli

artan shkreli
Monumenti i dëmtuar në lulishten para Ministrisë së Ekonomisë

Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg