TIRANË- Artan Shkreli është emëruar si drejtori i ri i Institutit të Ndërtimit në Tiranë, pasi Agron Hysenlliu ndërroi jetë nga COVID-19. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta pranë Report Tv.
Ndërkohë, referuar të njëjtave burime mësohet se në vendin e Shkrelit si zv. ministër i Infrastrukturës është emëruar Gjergj Simaku.
Agron Hysenlliu ndërroi jetë në 15 dhjetor si pasojë e COVID-19. Ai ishte i shtruar prej mëse një jave në spitalin "Shefqet Ndroqi" ku fatkeqësisht nuk arriti të fitojë betejën me COVID-in. Hysenlliu ishte inxhinieri i cili u mor me inspektimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Legeni rames...
PërgjigjuShkreli eshte intelektual , bravo suksese
PërgjigjuShume mire keni bere. I keni varur ujkut melçite ne qafe!
PërgjigjuVdekje hysenlliut mori me vete gjithe korrupsionin e prishjeve te banesave ne DURRES Duke LUAJTUR me DS te kjo prishet dhe kjo nuk prishet le te hyje HAJDUTERIT per te vjedhur SHTEPITE Zoti eshte i moll dhe ndeshkon .I uroj me pune te MBARE drejtorit te ri te INT dhe te shikohen gjerat me profesionalizem dhe jo me plane korruptive
Përgjigju