Arkitekti Artan shkreli zbulon hartën 106-vjeçare, e para e Tiranës: U përpilua nga austro-hungarezët, ja detajet

Një hartë e Tiranës e përpiluar  nga austro-hungarezët në vitin 1916, që përbën dhe të parën hartë të kryeqytetit, është zbuluar në Arkivën e Vjenës nga arkitekti Artan Shkreli dhe Ledjan Zeqollari… Harta, u prezantua në ambientet e shtëpisë botuese “Berk” së bashku me disa fotografi po të kësaj arkive...

“Harta është e re për publikun dhe nuk është qarkulluar kurrë, ekziston në arkivën e shtetit të Vjenës, në dosjen e luftës dhe në departamentin e Ballkanit. Sa i përket Shqipërisë, e vetmja hartë që austriakët kishin ishte kjo e Tiranës. Ata mesa di unë kane bërë dhe hartën e Shkodrës, por në atë dosje nuk ishte duhet të jete diku tjetër.

Pastaj, pas momentit që e verifikuam dhe me literaturën kombëtare dhe ndërkombëtare, nëse harta ka qarkulluar apo jo, është cituar nga një studiuese italiane, por nuk është dhënë imazhi as në librin që ajo ka bërë për arkitekturën e Tiranës dhe asnjë detaj rreth hartës", u shpreh ai.

Kjo hartë i paraprin hartës më të vjetër që Shqipëria dispononte deri para pak kohësh për Tiranën, që u realizua në vitin 1917. Një tjetër hartë më e kuruar që do të realizohej një vit më vonë siç shpjegon Shkreli nuk qarkullon në vend, por gjendet në librin “10 Vjet Mbretni Shqiptare, 1928-1938”.  Ndërsa më tej, ai tregon detajet në hartën e përpiluar nga austro-hungarezët.

“Austriakët janë të parët që kane vënë dorë dhe këtu kemi Tiranën Osmane, sepse katër vjet para shpalljes së pavarësisë, për saktësi tre vjet e dy muaj dhe ata kanë dy legjenda në fund të hartës. Legjenda Gasen që janë rrugët, kanë dhe godinat më themelore, që janë godinat themelore, që ata konsideronin godinat që u shërbenin atyre si një trup ushtarake që ishin, ku përveç rrugëve kryesore shënojnë dhe rrugët që ishin, komandot ushtarake, ku është tregu, e disa të dhëna të tjera që I kanë, aeroporti, radiostacioni”, u shpreh ai.

Një qytet me afro 10 mijë e 500 banorë, me një ekonomi të mbështetur tërësisht në bujqësi, e me të dytën adiministratë më të fuqishme në vend pas Shkodrës. Tirana, pas Pavarësisë së vendit, ka sipas Shkrelit këtë fytyrë, e cila nis të transformohet që me qëndrimin 2-vjeçar të austro-hungareze në vend

Ngrenë një radiostacion që ka qenë deri diku ku është sot ministria e Brendshme, se atëherë ishte fushë në atë kohë dhe gjithashtu kazermat e tyre, dhe natyrisht kanë dhe indikacionet kryesore që atyre u shërbenin siç janë rrugët që I kanë shënuar me emra. Rruga e Dibrës, e Elbasanit, e Shkodrës, e Durrësit, e Kavajës dhe e  Shën Gjergjit. Janë pesë aktet kryesore me të cilat hyhej në Tiranë. Më tepër sesa akeset që janë sot. Kështu që në këtë pikëpamje ne menduam që pasi ta përpunonim pak hartën, duke e shoqëruar me fotografi po të 1916-ës, po të arkivit shtetëror austriak, të bëra po nga ata topografë që punuan për hartogragimin e qytetit, duke fotografuar dhe momentet kyçe. Dhe ta ekspozojmë sot në këtë mbrëmje”, tha ai.

Nga objektet e ilustruara në hartë, sot mbeten pak dhe mungesa e ndërgjegjësimit për vlerat e kësaj trashëgimie është një nga shkaset...

“Atëhërë ishte gjë shumë e rënsësishme. Një amerikan, për urën e Tabakëve shkroi ai, që po binte. Bën një artikulldhe u shkruan leyër autoriteteve dhe për fat të mirë nderhyhet. Mund ta kishim humb Urën e Tabakëve siç humbëm Urën e Terëzive, që ka  qenë ku është ura e rrugës së Elbasanit sot. Por lër fat aj artikull sensibilizoi sundimtarët e qytetit, ndryshe qeverutarët sot dhe ata nderhynë menjëhërë. Sot është më e vështirë që një artikull të sensibilizojë, por në atë kohe ishin të paktë artikujt. Sidomos kur një zë i till vinge nga një gazetar autorativ I një gazete amerikane, qe bënte një intervistë (se mora vesh fjalën e fumdit) per Shqipërinë e re”, shpjegon Shkreli.

Harta u prezantua në ambientet e shtëpisë botuese “Berk”.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat