23 protestues u shoqëruan për dhunën në protestën te Kuvendi që përfundoi në sulme me gurë ndaj forcave blu, përfshirë shkatërrimin e një makine të policisë.

Pas përfundimit të procedurave dhe këqyrjes së provave nga ana e policisë, përfshirë pamje filmike nga protesta, 8 prej të shoqëruarve, iu komunikua arresti, përfshirë një prej organizatorëve, Gent Progni. Brenda 72 orëve, ata do të dalin para gjykatës për vlerësimin e arrestit.

Të arrestuarit:
Besard Kajmi
Aristotel Elezaj
Gentjan Progni
Durim Bami
Kujtim Pervataj
Romario Dushi
Ardit Ymaj
Niko Qarkaj


Lajmi kryesor:

Akte dhune/ Deputetët e PS 'rrethohen' në Kuvend, sulm me vezë! Protestuesit gurë efektivëve! 8 të arrestuar, 15 policë e 4 qytetarë të lënduar (VIDEO)