Sali Berisha zhvilloi sot një takim me spektrin opozitar dhe shoqërinë civile, por munguan tre partitë e reja të Adriatik Lapajt, Arlind Qorit dhe Agron Shehajt. Meri Lika nga shoqëria civile adresoi kritika në drejtim të PD-së, ku i pranishëm në tryezë ishte edhe vetë Sali Berisha. Meri Lika tha se PD duhet të dalë mbi emrat dhe të krijojë një grup që të bëjë bashkërendim të opozitës dhe partive opozitare. Ajo pyeti deputetët demokratë nëse janë të gatshëm të sakrifikojnë dhe të nisin protesta sistematike apo sa për të pirë një kafe në shesh.

"Tre partitë që kanë refuzuar të vijnë sot këtu janë parti parlamentare, ato kanë arritur të futen në Kuvend. A është e aftë PD të dalë mbi emrat dhe të krijojë një grup që të bëjë një bashkërendim të opozitës dhe partive opozitare, duke krijuar një grup me persona jo të konsumuara politikisht, për të koordinuar edhe partitë e tjera që sot kanë refuzuar të vijnë këtu. A është e gatshme PD, deputetët e saj, që do paguhen derisa tu mbarojë jeta me fondet e partive tona, a janë të gatshëm të sakrifikojnë ekonomikisht e politikisht duke nisur protesta sistematike me kërkesa të përcaktuara drejt. Dmth a është e gatshme PD ta ketë seriozisht këtë të radhë, apo si herë të tjera për të bërë protesta sa për të pirë një kafe në shesh”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Berisha mbledh opozitën, të rinjtë e refuzojnë! Hasimja ia thotë në sy: PD luhatje për drejtësinë, Kodi Zgjedhor hartohet me PS në kurriz të të vegjëlve (VIDEO)