Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.OPERA “L’ELISIR D’AMORE” E DONIZETTI-T NË SKENËN E TKOB-IT
Kalendari artistik i muajit shkurt hap siparin në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit me, “L’Elisir d’Amore” të Gaetano Donizetti-t e cila rikthehet si një produksion krejtësisht i ri. Opera do të ngjitet në skenë më 11, 12, 13 dhe 14 shkurt në orën 19:00 nën interpretimin e artistëve të njohur të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare, si Enkeleda Kamani, Gëzim Myshketa, Davide Luciano, Nina Muho, Artur Vera, etj.
2. “DIKU MES MERKURIT DHE MARSIT, SHTËPIA” NGA BESNIK GRAINCA
Ekspozita “Between Mercury and Mars, Home” (Diku mes Merkurit dhe Marsit, është shtëpia) nga Besnik Grainca vijon të qëndrojë e çelur në Qendrën Kulturore “Tulla” në Tiranë. Nëpërmjet vizatimeve, pikturave dhe një arkive në lëvizje vjen një ekspozitë që ndërtohet teksa ecën.
3. “1MATERIAL”, EKSPOZITË E STUDENTËVE TË QERAMIKËS TE “FAB”
Ekspozita studentore e Programit të Qeramikës “1Material” vijon të qëndrojë e hapur te Galeria FAB e Universitetit të Arteve.
4. “PLEN AIR 11”, EKSPOZITA E 15 PIKTORËVE NË GALERI NË SHKODËR
“Plen Air 11”, ekspozita me mbi 50 vepra në pikturë të 15 artistëve vijon të qëndrojë e çelur në Galerinë e Arteve në Shkodër.
5. “POST BLLOK”, EKSPOZITA E PESË ARTISTËVE BASHKËKOHORË
“Post Bllok” është ekspozita nga pesë artistë bashkëkohorë e çelur në “Bazament Art Space” në Tiranë. Fotografitë, fijet, dylli, letra e punuar me dorë dhe objektet e gjetura funksionojnë si gjurmë fizike të historisë dhe si forma për ta rishkruar atë.
6.“IMAGES FROM ASIA” NË GALERINË “NIKOLET VASIA” NË DURRËS
Një udhëtim vizual mes kulturave, ngjyrave dhe historive njerëzore të Azisë, përmes objektivit të fotografit Massimo Saretta vijon të qëndrojë e hapur në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës.
Komente












