Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“MBI FJALË”, SHFAQJA E BLENARD AZIZAJT RIKTHEHET NË TKEKS
“Mbi fjalë” është shfaqja nën drejtimin e koreografit Blenard Azizajt, që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë më 29- 31 maj në orën 20:00.
2. KONCERTI “NINULLAT E NATYRËS” NGA “ÇEL ENSEMBLE” TE “SKAMPA”
“Ninullat e Natyrës” nga Çel Ensemble është koncerti që do të vijë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan, sot në orën 19:00, duke përcjellë për dëgjuesit e sotëm disa prej këngëve të vjetra, elegante e më romantike të Shqipërisë së Mesme. Një ansambël live që ndërthur zemrën e folklorit me pulsime bashkëkohore.
3. “PORTRET”, EKSPOZITA E RUZHDI GOSKOVËS NË GALERINË E KORÇËS
“Portret” është ekspozita nga Ruzhdi Goskova, që do të çelet në galerinë “Guri Madhi” në Korçë mbrëmjen e nesërme në orën 19:30.
4. “EKOT E THELLËSISË”, SHFAQJE VR PËR LIQENIN E OHRIT
“Ekot e thellësisë” (Echoes of the Deep) është shfaqja e artistëve nga Maqedonia e Veriut, Nina Nikolikj e Borjan Stojkov, që fton publikun mbrëmjen e nesërme në një eksperiencë imersive VR që eksploron botën e brishtë nënujore të Liqenit të Ohrit. Ju mund të ndiqni këtë përvojë në Qendrën e Informacionit dhe Kulturës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.
5. “VIJA TË FORTA, VIJA TË BRISHTA”, EKSPOZITA E OLIA FEDOROVA
“Vija të forta, vija të brishta” (Bold Lines, Fragile Lines) nga Olia Fedorova është ekspozita personale nga Olia Fedorova, që është çelur në Qendrën e Artit Bashkëkohor “Zeta” në Tiranë mbrëmjen e djeshme do të qëndrojë e hapur deri më 13 qershor.
6. “FUN FAIR”, PANAIR PËR FËMIJËT NË SHESHIN “ITALIA” NË TIRANË
Panair për fëmijët “Fun Fair” do të mbahet te Sheshi Italia në Tiranë prej ditës së nesërme deri në 1 qershor.
7. “TIRANA MEDITERRANEAN FILM FESTIVAL” NË EDICIONIN E DYTË
Festivali i Filmit Mesdhetar në Tiranë (Tirana Mediterranean Film Festival) vjen në edicionin e dytë prej mbrëmjes së sotme deri në 31 maj në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë.
Komente











