23-vjeçarja, që aktualisht është në një lidhje me aktorin turk Tolgahan Sayisman, i njohur si Çenar, po konkuron në një emision, i cili ka të bëjë me personalitetet e njohura, që duhet të kalojnë disa ditë duke punuar punë të ndryshme nëpër shtetet e huaja për të fituar para për jetesë.
Modelja gjatë njërës prej puntatave të emisionit, u takua me disa shitës turq në Nice të Francës dhe e prezantoi veten si turke. Nuk e dimë nëse vetë formati i emisionit e ka detyruar aktoren të shprehet ashtu, apo realisht e konsideron veten qytetare turke, duke qenë se atje ka krijuar jetën dhe karrierën e saj.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)