Aktorja italiane Valeria Marini do të jetë e ftuara speciale gjatë spektaklit të ardhshëm të kërcimit të yjeve, “Dancing With The Stars”.
Aktorja 47-vjeçare e njohur për rolet e saj në prodhime kinematografike italiane por edhe për prezantimin e disa spektakleve në Itali do të jetë gjithashtu pjesë e jurisë gjatë asaj mbrëmje në Dancing.
Edhe më parë u spekulua për ardhjen e një tjetër personazhi të njohur italian siç ishte aktori Gabriel Garko, por vizita e tij u mohua nga organizatorët e Dancing. Ndërsa ardhja e Marinit është konfirmuar.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com