Akuza: Dyshime se paratë në
makinën e Sotës janë të Tahirit

Akuza: Dyshime se paratë në<br />makinën e Sotës janë të Tahirit<br /><br>
TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda rikonfirmoi të hënën vendimin e Gjykatës së Elbasanit, duke lënë në qeli Orest Sotën, 25-vjeçarin e ndaluar pasditen e 1 nëntorit në Elbasan me 863 mijë euro cash dhe dy patenta për mjete lundruese të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në makinën e tij. I akuzuari Sota dhe babai i tij, biznesmeni Lefter Sota ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, ku përfaqësuesit e Prokurorisë, Gentjan Osmani dhe Elisabeta Imeri kërkuan lënien në fuqi të masës së “arrestit me burg”.

Dy prokurorët pretenduan përpara gjykatës se ka dyshime të forta që shuma prej 863 mijë eurosh që u gjet në makinën e Sotës i përket ish-ministrit Tahiri, i cili është në hetim për veprat penale të “trafikut të narkotikëve” dhe “korrupsionit pasiv”. “Dyshohet se lekët janë të Saimir Tahirit, të fituara nga aktivitetet kriminale,”-pretenduan prokurorët në sallën e gjyqit.

Eurot falso
Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon Orgest Sotën për tre vepra penale, fshehje e të ardhurave, drejtim i mjeti pa patentë dhe një akuzë e tretë e shtuar për “falsifikim të monedhave”. Sipas dy prokurorëve të pranishëm në sallën e gjyqit, nga verifikimet e kryera mbi shumën 863 100 euro, pesë kartmonedha 50 euroshe kanë rezultuar false. Ndryshe nga Prokuroria, dy avokatët mbrojtës së Sotës, Fatmir Braka dhe Julian Mërtiri kërkuan lirimin e klientit të tyre, me pretendimin se shuma e sekuestruar e parave i përket babait të tij, Lefter Sotës, që sipas tyre ia kishte dhënë të birit për t’i lënë si garanci në kompaninë “Kurum” në Elbasan.

Në parashtresën e tyre para Gjykatës, avokatët Braka dhe Mërtiri pohuan se paratë e sekuestruara kishin si burim veprimtarinë e kompanisë “Ikona” të Lefter Sotës si shitjen e aksioneve që ai zotëronte në një bankë të nivelit të dytë. Ata shtuan se paratë ishin tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë dhe ishin mbajtur në shtëpi prej vitit 2007.

 

Pavarësisht provave, Sota mbetet në burg
Avokatët vendosën në dispozicion të gjykatës komunikime të Sotës me drejtues të kompanisë “Kurum”, përgjime ambientale të kryera nga prokuroria ditën e arrestimit të Orest Sotës si dhe kontrata të nënshkruara ndër vite për blerjen e sasive të mëdha të hekurit nga kompania “Ikona”. Përgjimet e transkriptuara në parashtresën e avokatëve tregojnë komunikimin e kryer mes Leonard Almetës dhe Orest Sotës në momentin e ndalimit, ku ky i fundit përsërit versionin se patentat e Tahirit ishin lënë në makinën e tij nga shoferi i tij, Genti Caka.

Në një përgjim të dytë, që sipas avokatëve të Sotës është kryer nga Prokuroria transkriptohet shoferi i Tahirit të thotë: “Patentat i kam pasur unë. Patentat i kam marrë unë para 2 muajsh në Durrës dhe i lashë aty. Është gabimi im, jo i tyre”.Pavarësisht provave të ofruara nga mbrojtësit ligjorë të Sotës, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për ta lënë atë në qeli deri në fund të hetimeve.
Prokurorët e çështjes janë Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani.sota ne gjykate
(Orest Sota sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda)

 

dy.b/Er.K/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre