TIRANË-Romeo Kara, juristi i OSHEE i konsideruar si njeriu që hapi ‘Kutinë e Pandorës” për aferën e ÇEZ, druhet se PD po organizon nje skenar te keq ndaj tij. Ai sot është akuzuar nga Liljana Elmazi, anëtare e djathtë në Komisionin Hetimor Parlamentar të CEZ si një person i korruptuar me çrregullime mendore.
Por Romeo Kara ka reaguar ndaj deklaratës së Elmazit dhe në një prononcim për Shqiptarja. com shprehet se, është gati të bëjë çdo ekzaminim mjekësor për të hedhur poshtë cdo akuzë të këtij lloji në drejtim të personit të tij. Sipas Kara, shpifja për vetëvrasje çon në një skenar të keq që po ngrihet ndaj tij, ate të vrasjes.
"Shpifja se unë paskam tentuar dy herë vetëvrasjen është pjesë e nje skenari për një vrasje të mundshme timen në të ardhmen duke ngritur alibinë e vetëvrasjes. Pra eshte kercenimi i radhes. Do ti shkoj deri ne fund kesaj cështjeje si dhe kërkoj publikisht të zbardhë cështjen si dhe ate te rruges Durres-Kukes-Morine".
“Nuk e njoh dhe as e kam takuar ndonjeherë personin Ilir Brokaj. Absolutisht nuk kam të bëj më asnjë çështje korrupsioni dhe jo me arrestim apo burgim për cështje të tilla. Para një viti, kur u përmend çështja DIA në parlament, unë u përmenda nga Berisha si jurist i zoti dhe i ndershëm. E kuptoj dëshirën e tyre për të më parë të çmendur, por shumë shpejt do të çmenden vetë. Jam gati për çdo lloj ekzaminimi mjekësor.
Një çmenduri e imja u bën punë shqiptarëve. U sugjeroj edhe atyre që më kanë akuzuar që të ekzaminohen për kleptomani. Çmenduria ime e vetme është drejtësia dhe këmbëngulja për ta vendosur atë”, shprehet Kara.
Anëtarja e djathtë në komisionin hetimor per CEZ, Liljana Elmazi tha se Romeo Karaj nuk është person i besueshëm pasi është arrestuar për korrupsion. Sipas saj, Romeo Karaj, ka tentuar të vrasë dy herë veten pasi vuan dhe nga çrregullimet mendore.
"A e dini se ky njeri eshte akuzuar per dhjetra mijera euro korrupsion. Po qe ka tentuar te vrase veten dy here e dini? Ndaj thems e ky njeri eshte i pabesueshem", tha Elmazi.
Po kështu sipas deputetes demokrate, nipi i Sabit Brokaj, Ilir Brokaj e ka përgjuar teksa Karaj merrte para.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com