Akuzat e Bushatit, Shehu: Nuk po i bllokon opozita marrëdhëniet me Greqinë, por Rilindja

Akuzat e Bushatit, Shehu: Nuk po i bllokon opozita marrëdhëniet me Greqinë, por Rilindja

Tritan Shehu

TIRANE-Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas akuzave nga Bushati se ka strategji të orkestruar që mban peng çlirimin e marrëdhënieve me Greqinë. Deputeti i PD u përgjigj duke thënë se nuk është opozita që po i bllokon marrëdhëniet me Greqinë, por Rilindja. Ndërsa përsa i përket kufirit tokësor, ai shtoi se ajo cështje nuk ekziston dhe përmblidhet vetëm në disa aspekte teknike të piramidave etj.

Ministri Bushati luan rolin e “strucit” kur flet sot per maredheniet me Greqine para Ministrit Roth.

Asnje ceshtje me interes te perbashket nuk eshte konsideruar “tabu” nga neve ne maredheniet me Greqine, duke bere te mundur keshtu jo vetem nenshkrimin e Traktatit te 1996, por dhe ngritjen e metejshme te tyre deri me 2013.

Pa dyshim jane konsideruar “tabu” ato elemente, qe kane rene ndesh me interesat tona kombetare, te cilat sic duket kjo Qeveri e Kapitulluar tashme kerkon t’i shkembeje me zgjatjen e “jetes” se saj.

Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe pala greke ndaj nesh, me te cilen eshte diskutuar gjithmone me respekt e vullnet konstruktiv reciprok, pa ultimatume e imponime.

Per dijeni te Ministrit mareveshja e zonave detare eshte futur tashme ne kete rruge pa krye, pikerisht prej politikave te thella destruktive, te qellimshme te Qeverise se tij.

Ndersa persa i perket kufirit tokesor, ajo ceshtje nuk ekziston dhe permblidhet vetem ne disa aspekte teknike te piramidave etj.

Hapja e saj si nje kolone ne maredheniet me Greqine tregon qe ose i mungojne kapacitetet profesionale Ministrise sone te Jashteme, ose dicka e erret fshihet.

Persa i takon “deshires” se Ministrit per “clirimin” e energjive te maredhenieve Shqiperi-Greqi, dua t’i kujtoj atij se nuk jemi ne qe i bllokojme, por ishte e eshte Rilindja qe per pese vite i shkaterroi keto maredheniet shume te mira me Greqine e ktheu energjine e tyre nga pozitive ne negative.

Ulja e detyruar tashme ne tavolinen e bisedimeve me Greqine, mbas te tilla qendrimeve aventureske, pa dyshim te ben te rikthehesh aty me “bisht nder shale”.

Tritan Shehu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sali krimineli: 23/07/2018 10:10

    Ky preshi ka udhezime qe te pengojn me cdo kosto marrveshjet.se nuk duan keta te ket marrveshje.por duan qe kur te vin ne pushtet aty nga viti 3021 te bejn marrveshjen shitjen e rradhes,vertet jane kaq te trash sa njerzit u besojn ketyre plehrave?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja