Akuzave të Partisë Demokratike për neglizhencë për zhbllokimin e rrugëve nga dëbora u është përgjigjur nga Bulqiza, Ministri Transportit Sokol Dervishaj.
Dervishaj bën apel që në këto ditë të vështirë të mos bëhen deklarata me qëllim për të përfituar politikisht, pasi mund të ngjallim panik të panevojshëm.
"Ministria dhe Institucionet e tjera kanë marrë masat për përballimin e situatës. Kam apel që në këto ditë mos të bëjmë deklarata për të përfituar politikisht.
Duhet të jemi të kujdesshëm pasi deklarata të nxituara ngjallin panik të panevojshëm. Në këto ditë është e rëndësishme të solidariozohemi" deklaroi ai.
Deklarata e Dervishajt vjen pas akuzave të Edmond Spahos, i cili deklaroi sot nga selia e PD, se sipas një raporti të detajuar nga opozita për zonat më të goditura nga moti i keq rezulton se gjysma e vendit është e izoluar dhe pa drita.
Ministri Transportit Sokol Dervishaj dhe deputeti i LSI, Përparim Spahiu inspektuan në Urën e Cerenecit në Bulqizë.
"Pavarësisht situatës nuk ka asnjë problem në qarkullim. Situata e qarkullimit është në kontroll të vazhdueshëm dhe janë marrë masat e domosdoshme.
Firmat kontraktore dhe Ministria janë në gatishmëri me masa shtesë në këto ditë. Firmat kontraktore kanë hedhur sasi të mëdha kripe në cdo aks.
Qytetaret sidomos në zonat malore të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirët" deklaroi Ministri Transportit Sokol Dervishaj.
[gallery]20440[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO