Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga Partia Demokratike. Në një deklaratë të OSHEE theksohet se selia blu po dezinformon opinionit publik lidhur me mbifaturime apo faturime afrofe të padrejta.
OSHEE bën të ditur se ka marrë fund periudha kur faturat e shqiptarëve manipuloheshin në mes të natës me urdhra partie dhe penalizoheshin masivisht zona të tëra për të nxjerrë bilance të trukuara.
"OSHEE garanton të gjithë abonentët e saj se veprimtaria e përditshme e shoqërisë për uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve është kryer dhe do të vazhdojë të kryhet në përputhje të plotë dhe në zbatimin me përpikëri të Legjislacionit Shqiptar, si dhe të Urdhrave dhe Udhëzimeve të Entit Rregullator të Energjisë. Veprimtaria e OSHEE monitorohet në mënyrë të pandërprerë nga ERE, Ministria e Energjetikes dhe Task Force e ngritur nga Qeveria Shqiptare. Aktiviteti është tërësisht transparent dhe baza ligjore ku bazohet puna e OSHEE mund të konsultohet nga kushdo në faqet e internetit të organizmave përkatës ligjvënës dhe monitorues", theksohet në deklaratë.
OSHEE u rikujton të gjithë shqiptarëve se gropën ekonomike dhe krizën energjitike e krijuan ata që po akuzojnë sot OSHEE-në. Theksojmë se OSHEE është e vendosur dhe ka të gjithë vullnetin për të luftuar paligjshmërinë, vjedhjen e energjisë elektrike, si dhe paralajmëron zero tolerancë për të gjithë shkelësit, ndryshe nga praktikat e qeverisë së mëparshme, e cila inkurajoi abuzivizmin dhe shkeljen flagrante të ligjit.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com