Akuzat e PD për 'Shengenin Ballkanik', lëvizjet e fshehta të Berishës kur ishte në pushtet për Unionin Ballkanik me parlament të përbashkët në Serbi

Qeveria Berisha mbështeti projektin ‘Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor’ në takimin në Malin e Zi para se të largohej nga pushteti, projekti u kundërshtua nga Kosova, Kroacia dhe bisedimet u ndërprenë kur PS kur erdhi në pushtet, pse flet sot Berisha për Jugosllavi të Re

Tre liderët e Ballkanit, kryeministri Edi Rama, homologu i tij Zoran Zaev dhe presidenti Aleksandër Vucic vendosën në Samitin e Ohrit miratimin e një plani veprimi për thellimin e bashkëpunimit rajonal, lidhur me zbatimin e 4 Lirive të Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit Perëndimor – Liria e Lëvizjes së Njerëzve; Mallrave; Shërbimeve; Kapitaleve. Kryeministri Rama e cilësoi këtë bashkëpunim si “Shengenin e Ballkanit Perëndimor” që do të lehtësojë ndërveprimin mes vendeve të rajonit. Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar si propagandë anti-evropiane Samitin e Ohrit, duke thënë se nuk mund të zëvendësohet dështimi i integrimit evropian me 'Shengenin e Ballkanit'.

Po çfarë ka bërë Partia Demokratike kur ishte në pushtet në këtë drejtim? Qeveria Berisha mbështeti dhe punoi në fshehtësi për projektin e propozuar nga Mali i Zi, me pëlqimin e Serbisë, për krijimin e Unionit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si plani (Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor), pjesë e së cilës ishte parashikuar që të ishin: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia. Projekti i diskutuar në fshehtësi deri në vitin 2013, kur PD u rrëzua nga pushteti, parashikonte parlament të përbashkët me qendër në Serbi, ku çdo vend anëtar përfaqësohet me nga 10 deputetë, polici të përbashkët ballanike, politika të përbashkëta ekonomike, koordinim në sistemet arsimore të edukimit, luftë e përbashkët ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, plan për ruajtjen e tregut rajonal, financim i projekteve me interes rajonal, bashkëpunim për rrugët energjetike, zonë unike për shkëmbimin e njerëzve dhe kapitalit, thjeshtësimin e procedura për kalimin e kufijve, heje të pasaportave etj.

Projekti kishte disa anë pozitive si heqja e pasaportave apo zonë unike për shkëmbimin e njerëzve dhe kapitalit, që po reflektohen tani në ‘Shengenin Ballkanik’, por shumë i dyshimtë ishte propozimi për Parlament të përbashkët me në qendër në Serbi. Në atë kohë, SHBA-BE kanë qëndruar indiferente ndaj këtij plani, ndërsa Kosova e ka denoncuar si një projekt të rrezikshëm, pas të cilit fshihej pas të cilit fshihet ringjallja e Jugosllavisë së Millosheviçit. Enver Hoxhaj, në atë kohë ministër i Jashtëm i Kosovës, është shprehur se “Ne kemi mbajtur qëndrimin se kjo nismë të mos jetë vendimmarrëse dhe të mos ketë institucione që do të linin përshtypjen e një integrim koheziv të këtyre shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha projektet janë të koncentruara kryesisht në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi”.

Diskutimi i parë për idenë e ish-ministrit të Jashtëm malazez, Igor Lukshiç, i cili ka propozuar formimin dhe ngritjen e një "Unioni Ballkanikoperëndimor", është bërë në samitin e SEECP në Ohër në 1 qershor 2013. Një mbledhje e posaçme për këtë nismë është organizuar nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi në 16 korrik në Përzhno, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Ministrive të Jashtme të Serbisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë, të Bosnjë-Hercegovinës, të Shqipërisë dhe të Kosovës, në nivel drejtorësh politikë. Në atë kohë në pushtet ishte ende PD, pasi rotacioni ka ndodhur në shtator të 2013. Sipas komunikatës zyrtare, të botuar për këtë takim nga MPJ e Malit të Zi në faqen e saj zyrtare, përfaqësuesit e gjashtë shteteve pjesëmarrëse kanë shprehur pëlqimin e shteteve përkatëse për krijimin e këtij "Unioni Ballkanikoperëndimor". Kosovën e ka përfaqësuar Sami Ukelli, drejtor gjeneral në Ministri të Jashtme dhe Sylë Ukshini, drejtor për Ballkan në po këtë ministri. Në transkriptin e këtij takimi, thuhet se në parim pjesëmarrësit në takim kanë konfirmuar gatishmërinë për, siç thuhet, bashkëpunimin në formatin e dhënë të bashkëpunimit rajonal, objektivi kryesor i të cilit është integrimi më i shpejtë i tyre në Bashkimin Evropian. Në takim pjesëmarrës ishin edhe shefat e delegacioneve të BE-së në Mal të Zi, ambasadori Mitika Drobnic dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanovic.

Në atë kohë ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ngriti pikëpyetje rreth këtij projekti.  “Nuk e di nëse kjo është një nismë që vjen nga Mali i Zi apo ka një mbështetje edhe më të gjerë, dhe kjo duhet parë. Gjykoj se do parë me seriozitetin përkatës. Gjykoj që nuk duhet ngutur për të dhënë një përgjigje, sepse në fund të fundit çdo nismë do të ishte e mirëpritur, por varet nëse ka hapësira për të konsoliduar nismat aktuale apo duhen ndërmarrë nisma të reja. Parlamenti dhe Komisioni i Jashtëm do të marrin një rol tjetër. Karta rajonale nuk duhet zbehur lidhur me politikën e jashtë të shtetit shqiptar. Kuptohet që Shqipëria ka pasur një rol të jashtëzakonshëm për të luajtur në rrafshin rajonal. Ne do ta rimarrim dhe do ta konsiderojmë këtë rol në rrafshin rajonal”.

Ndërsa ish-ministri i jashtëm malazez, Igor Lukshiç ka theksuar se plani i tij është keqinterpretuar se gjoja po synon ringritjen e Jugosllavisë së re. “Unë jam keqkuptuar dhe interpretimi i disa medieve ka qenë i gabuar, gjoja për rikthimin e Jugosllavisë apo diçka të ngjashme, që është një tezë krejtësisht e gabuar”. Nga ana tjetër Kroacia ka kundërshtuar këtë projekt. Ish-presidenti kroat Stipe Mesiç, në një intervistë me agjencinë "Anadolli Azhans" në 21 shtator 2013, për këtë nismë deklaroi: "Një Jugosllavi e re është një iluzion. Ne kemi pasur dy eksperimente me Jugosllavinë, Jugosllavinë e parë dhe të dytën, dhe të dyja përfunduan në gjak. Në termat e një asociacioni politik, nisma e Luksiçit nuk ka asnjë kuptim. Nëse Ballkani Perëndimor është i interesuar të vendosë bashkëpunim konkret dhe dobiprurës, le ta bëjë atë me projekte të përbashkëta ekonomike dhe infrastrukturore, me gazsjellës dhe naftësjellës të përbashkët, me autostrada dhe linja Interkonjeksioni të përbashkëta, me rrjete hekurudhore dhe prodhim të përbashkët energjie etj. Sa për bashkime të reja politike, institucionale dhe organizative, shtetet e Ballkanit e kanë pikëmbërritjen e tyre, që është BE”.

Diskutimet për projektin e propozuar nga Mali i Zi, që mbështetej fort nga Serbia, u ndërprenë pas rotacionit politik në shtator të 2013. Megjithatë, për Samitin e Ohrit, Sali Berisha, dy ditë më parë u shpreh “Takimi i Ohrit, sukses i serbomadhit Vuçiçit në krijimin e Jugosllavisë së Re me ndihmën e Zografit Bis! Miq, me paktin e Nishit, në një akt përçarës antikombëtar Zografi Bis përsëriti pikë për pikë paktin Tito – Enver të bashkimit doganor në kuadrin e shndërrimit të Shqipërisë në republikë të 7-të të Jugosllavisë”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 13/11/2019 14:07

    Per ta ashte shqipnija ketu sote se kena pas trathtar dhe a koka keni. Per ta enver ka pushkatu ministra e politikaj se kan ken trathtar si sote.

    Përgjigju
    • Tirona: 13/11/2019 19:59

      Emi , shkruaje edhe njehere tekstin e mesiperm , por kete radhe ne serbisht se shqipja jote nuk kuptohet.

  • FATMIR MUT MUZI ÇAFAJ: 13/11/2019 12:31

    Qeni salhe është njeriu më pis i historis së kombit Shqiptar. Një anti Shqiptar i tërbuar.

    Përgjigju
  • Begu: 13/11/2019 09:57

    Berisha as nuk habitete,e as nuk habit edhe sot,kur del proserbise,por edhe kur flet si kombetar,duhet me ia kthye mbrapsht se, mbar nuk mendon e nuk flet kurre.ky serbomalazias me origjine e veprime nuk ka asnje shenje kombetar e politik shqiptar,Kete e deshmuan tash Salihu e Isa,se ishin,jane dhe mbeten proserbe,Por duke luajtur "lojen"e kombetares,po kam frige,mos nga keta,do pjellin edhe politikane te rinej te stilit Berisha e Isa,sepse kjo eshte tradicionale, del e leverdishme,Dukesh kombetar e perfiton nga serbizma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë