I ati iu kap për trafik dhe falsifikim në SHBA, dokumenti i lirimit të vajzës zv/ ministre Arsimi

Dy ditë më parë është botuar në fletoren zyrtare vendimi për lirimin nga detyra të zëvendës ministres së arsimit Lorena Haxhiu. Me firmën e kryeministrit Rama me 20 maj ajo u lirua nga detyra për shkak se babai i saj u arrestuar nga policia e shtetit në bashkpunim me partnerët amerikanë. Më herët vetë zv/ministria kishte dhënë dorëheqjen.

Arsyeja e arrestimit të babait të zëvendës ministres është se Eduart Haxhiu dyshohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që u shkatërrua para pak ditësh dhe që merrej me falsifikimin e vizave.

52-vjeçari Haxhiu është një nga të arrestuarit e grupit të akuzuar se kalonte klandestinë me viza false drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë. Policia arrestoi 15 persona gjatë operacionit të koduar “Crystal Eagle”.

Report TV zbardhi dosjen e SPAK, një hetim që ka zgjatur për 2 vite, ku u arrestuan 15 persona, ndërsa 7 janë në arrest shtëpie. Goditja e këtij grupi kriminal erdhi pas një bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe zyrës së hetimit në Ambasadën e SHBA.

Këta persona kanë funksionuar si një grup i strukturuar me detyra të përcaktuara qartë, ku merreshin me falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave më shumë se një herë dhe kanë ndihmuar më shumë se një herë qytetarë që të hyjnë ilegalisht në SHBA, nëpërmjet tre korridoreve, (Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane në Meksikë- SHBA; Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane- SHBA; Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane-SHBA), por gjithashtu edhe në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Qytetarët duhet të paguanin nga 5000-10.000 euro në varësi të destinacionit se ku do të shkonin. Pagesa bëhej me 2 këste, pjesa e parë paradhënie dhe pagesa tjetër pasi mbërrinin në destinacion.

Mes të arrestuarve Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, u dënua me “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ne.k./d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A i ka përmbushur pritshmëritë Reforma në drejtësi?

Komento

Komente

  • Ssssss: 24/05/2020 01:39

    Po ca lidhje ka se u kap babaj. Secili mban pergjegjesi per ato q ben vet dhe jo ca bejn t tjeret. Apo harova q jemi komunizem m mir ti internoni si familje.kur do zhduket ky mentalitet

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Covid, Qipro do mbulojë shpenzimet e turistëve të infektuar nga koronavirusi