Menjëherë pas arrestimit të të atit për falsifikim vizash dhe trafikim klandestinësh gjatë një hetimi mes Policisë së Shteti dhe zyrës së hetimit të Ambasadës së SHBA, zëvendësministrja e Arsimit Lorena Haxhiu ka dhënë dorëheqjen.
Sipas burimeve te Report Tv nga Ministria e Arsimit menjëherë pas daljes së lajmit të arrestimit të Eduart Haxhiu,i ati i saj, ka qenë vetë Lorena Haxhiu që ka paraqitur dorëheqjen e saj dhe është larguar nga detyra për shkak të përgjegjësisë morale. Deri në këto momente nuk ka ende një emër zëvendësues për të.
Po si ndodhi arrestimi i të atit Eduart Haxhiu? Report Tv zbardhi dosjen e SPAK, një hetim që ka zgjatur për 2 vite, ku u arrestuan 15 persona, ndërsa 7 janë në arrest shtëpie. Goditja e këtij grupi kriminal erdhi pas një bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe zyrës së hetimit në Ambasadën e SHBA.
Këta persona kanë funksionuar si një grup i strukturuar me detyra të përcaktuara qartë, ku merreshin me falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave më shumë se një herë dhe kanë ndihmuar më shumë se një herë qytetarë që të hyjnë ilegalisht në SHBA, nëpërmjet tre korridoreve, (Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane në Meksikë- SHBA; Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane- SHBA; Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane-SHBA), por gjithashtu edhe në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Qytetarët duhet të paguanin nga 5000-10.000 euro në varësi të destinacionit se ku do të shkonin. Pagesa bëhej me 2 këste, pjesa e parë paradhënie dhe pagesa tjetër pasi mbërrinin në destinacion.
Mes të arrestuarve Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, u dënua me “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Në operacion e koduar “Crystal Eagle”, ku u arrestuan 22 persoan për falsifikim të vizave nga Shqipëria drejt SHBA dy ditë më parë, mes tyre është edhe Eduart Haxhiu, babai i zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu.
Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë u dënua me “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Eduart Haxhiu akuzohet si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal, që po hetohet nga SPAK dhe akuzohet se dërgonte emigrantë me viza false në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.
-
Goja e piset nxjerr dhe fytyren me te piset sado makiazh ti besh
Përgjigju -
Shpresoj qe dikush t'ua shpjegoje debil-diplomateve amerikane te akredituar ne Tirane, qe qeni i terbuar, kur keput zinxhirin, kafshon edhe te zone. Kjo puna e trafikimit te qenieve njerezore eshte veprimtaria kriminale me pak demtuese e rilindasve kundrejt ShBA-se. Te tjera veprimtari... Sic ka filluar ky Edvini nuk eshte cudi qe te kemi martir ndonje kapiten Barry Rainwater edhe ne Tirane.Fatkeqesisht koston e debillleqeve te diplomateve amerikane shpesh e paguajne ushtaraket amerikane....
Përgjigju-
Ed cami me pd ka qene gjithe jeten mor zar! Familje e degjenerume, te gjithe te lagjia jane gezuar.
-
-
Nje I akuzuar quhet I pafajshem deri sa del fajtor me vendim gjyqi te forms se prere.Zonja e siperpermendur duhej te dilte me nje deklarate publike,por jo te jepte doreheqjen e nxituar.S.d.q.nuk e di me c'fare fytyre do ti dale babai perpara pas kesaj!?
Përgjigju-
bravo Irisi, edhe ti e fitove sufllaqen per sot.
-
-
Bajga baba e mori në qafë
Përgjigju -
Nga gazetare kjo marshalla ka ecur! Duket qe ka punu fort.. per kte dite
Përgjigju-
Po dihet, shume tavane ka pare,
-
-
Ku I gjen Rama keto femra kaq te bukura per zv ministre
Përgjigju -
Ja fut kot ja kan ngecur ku merr vesh ai nga kto gjona ai kok lopa.gjynof per gocat
Përgjigju -
Duhej bere dorheqja dhe kam pershtypjen se dhe e bija duhet te ishte ne dijeni.Pra te korruptuar ka nga te gjitha partite (ps,pd,lsi) por po ti rendisim sipas aftesive te hajdutllekut Lsi nr.1 pd nr.2 psnr.3.
Përgjigju-
Ca ju desh ai sport koktulit
-
-
Akt vleresues edhe morali ne maximum urime! Por njeriu eshte individual edhe nuk ka pse pergjigjet per veprimet e nje pjesetari te familjes. Veprim I kendshem edhe per tu admiruar kundrejt nje personi qe e ven veten ne pozite kundrejt personave te families. Nje the e re edhe e pa degjaur. Te pakten paska njerez me moral edhe duhet marre shembull nje veprim I tille. Te Isha kryeminister do ta riktheja ne pozicionin e saj edhe do ta stimuloja te krijonte dicka me te mire per sistemin arsimor te degjeneruar ketu. Urime e nderuar edhe ju pergezoj per kete veprim teper te madh kundrejt te kesaj shoqerie civile qe ska as Norma e as rregulla.
Përgjigju-
e fitove sufllaqen per sot, boll se u lodhe,..te fala fuges
-
Te ishe kryeminister do e riktheje? Nga e dime ne qe sja ka kerkuar vete kryeministri distancimin me doreheqje?
-






Komente
Komento