Akuzat për draftin e Asociacionit, Rama: Ata që shajnë, kanë frikë se mos humbasin armikun që u krijon kushtin që të sillen sikur janë në luftë

Akuzat për draftin e Asociacionit, Rama: Ata që shajnë, kanë frikë se mos humbasin armikun që u krijon kushtin që të sillen sikur janë në luftë

Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar për kritikat dhe akuzat e bëra ndaj draftit të Asociacionit që prezantoi ditën e djeshme për komunat në veri të Kosovës. Nëpërmjet një reagimi të bërë në tëitter, Rama duke u përgjigjur ndaj kritikëve shkruan se këta të fundit kanë frikën se mund të humbasin armikun që u krijon kushtet që të sillen në këtë mënyrë si të jenë në luftë.

"Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!"- shkruan Rama.

Të enjten, Rama prezantoi drafin-statutin për Asociacionin të komunave në veri të Kosovës duke përmendur si pikë kryesore ribërjen e zgjedhjeve. Deri më tani, nuk është bërë publike asnjë pikë e draftit që siç bëri me dije Rama, do të jetë në tryezën e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Ky propozim i bërë nga Rama është kundërshtuar nga opozita, duke e cilësuar si veprim të njëanshëm që mund të acarojë më shumë situatën.

Vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se nuk është i nevojshëm një propozim alternativ për Asociacionin. Nga ana tjetër, zyrtarë të Vetëvendosjes në Kosovë e kanë cilësuar si një veprim për të cilin Rama duhet të ishte konsultuar më së pari me Kurtin. Gjithashtu edhe një prej deputetëve të PDK, Hisen Berisha gjatë mbrëmjes së djeshme në lidhje ’skype’ për Report TV tha se për drafte të tilla duhet të ishte diskutuar në mbledhjet e përbashkëta të qeverive.

Bashkimi Evropian sot në një reagim zyrtar, e vlerësoi draftin e paraqitur nga Rama duke e cilësuar si tekst të shkruar me seriozitet dhe cilësi të lartë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WC muhabet: 10/06/2023 10:33

    Ti prandaj e shan Saliun e Metën se ke frikë se mos i humbasësh.

    Përgjigju
  • Prostitucionalizimi Kryeministror: 09/06/2023 20:51

    Cfar thua re pk! A nuk te duket se po abuzon me detyren? Si dergon propozim per associacionin pa vleresuar, te pakten ne publik, per shkeljet flagrante qe na i ben te drejtave tona serbia? Sa pellet per keto inicitiva derrerore, pse nuk flet per gjenocidin qe i behet Shqiptareve ne Lugine te Presheves? Po u vidhen shtepijat dhe po hidhen ne mes te 4 rrugeve pa asnje leternjoftim, vetem sepse jane duke pire nje kafe dhe nuk jane ne shtepi kur vjen “kontrolluesi” serb me laps dhe leter. Dhe ti budalla bukeshkale, paske kellqe te dergosh propozim per gjera qe nuk te takojne dhe qe nuk i kupton? E pyete sholtz-in se kur do zhbehet kongresi i Berlinit dhe kur do fillojne te zbythen serbet nga Nishi dhe trojet e tjera shqiptare? E pyete macron bq-rin se pse injorohet terrorizmi serb ne rajon dhe trupat franceze marrin pjese ne terrorizmin kolektiv te veriut dhe spastrimin etnik qe ka filluar qe me kohe? Po ben punen e djallit more derr anadollak! Serbia te rri urte se nuk e shkaterron aq mire Shqiperine sa ti! Antikombetar i dreqit! Jeni per burg, si ti ashtu dhe Vucici. Per ate beni zhurme dhe perpitje lavireje. Trojet Shqiptare nuk jane valute shkembimi per trafiqet tuaja dhe te vucicit e mafjes qe keni ne rajon! Jep doreheqjen dhe hik vete ne burg. Derr!

    Përgjigju
  • Agron: 09/06/2023 20:33

    Sa do i keq mund te jete edi rama per ne (hajdut i korruptuar etj),me i keq se kosovaret nuk eshte,nuk ka me mosmirenjohes se kosovaret,dhe te rrine mire mos te bejne shume si garipa se serbi max per 2/3 ore vjen e sjell kufirin ne kukes prap.apo do i ndaloje albini me hoxhallaret e prizerenit,don byc lufta dhe kosovaret e provuan njeher se cfare eshte lufta dhe jam i sigurte 100% se ne 1999 nuk kane arritur te vrasin asnje ushtar serb,njelloj si ne me gjermanin ne luften e dyte (qe vrame vetem autokolonen e prapavijes qe po terhiqej nga greqia per ne gjermani).

    Përgjigju
    • @Agron: 09/06/2023 21:17

      Èshtè demokraci @Agron,na duhet tè durojmè edhe koqet e kanarit si puna jote. Pèr 2-3 orè, serbit mund ti japèsh gruan apo motrèn po deshe, por atè kufirin qè thua, merre briskun e berberit dhe eja na shèrbe ca, ti dhe ai qè tè paska bèrè zog gomari.

  • Gjergj: 09/06/2023 20:07

    Vazhdo lojèn, o njish. Nuk tè ngeli njeri mè jashtè, tè gjithè ata qè u thoje shok e mik, mbushèn birucat. Tani, po na merresh me drafte pèr atè shokun tjetèr,,atè Sandrin e Millosheviçit qè me bandat e tij terrorizon veriun e Kosovès. Dègjo o njish. Politika kombètare, qè lihet nè duart e shokut tè ngushtè tè Gjushit dhe Saje qorrit, Ahmetajt apo Sejdinit, èshtè lesh me qime kadaif. Merru me lirimin e Gjushit mè mirè, o njish. Edhe ajo gruaja e tij nuk ishte nè gjèndje tè kujdesej pèr ato 52 objektet qè kanè nè pronèsi. Liroje menjèherè, gjeje njè kovaç nè Elbasan qè mban veshur rrobèn e gjyqtarit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit