Akuzat për përgjim nga policia, Basha: Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë shqetësim

Akuzat për përgjim nga policia, Basha: Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë shqetësim

Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur sonte në ‘Opinion’ për herë të parë pas akuzave nga Partia Demokratike në drejtim të Ramës dhe Xhafajt se policia po përgjon liderin e demokratëve. Basha u shpreh se nuk ka pasur asnjë shqetësim as ai dhe as familja e tij.

Drejtues të PD-së kanë kontaktuar me drejtorin e policisë dhe i kanë dhënë një paralajmërim të prerë. Nëse policia vazhdon të funksionojë si një bandë duke u vënë në ndjekje të familjarëve dhe kreut të opozitës, ky shtet ka marrë fund.

Mbrojtja e personaliteteve nuk bëhet nga policia por nga garda, ajo që është për tu shqetësuar nuk ka të bëjë me mua apo familjen time, por çdo minutë i harxhuar për këtë survejim është nga paratë e shqiptarëve.

Pikë rëndësie nuk ka për mua dhe nuk i jap asnjë vlerë. Unë personalisht nuk i kam kushtuar rëndësi dhe nuk më shqetëson. Ne jemi përballur shpesh me kërcënime të ndryshme, por kjo tregon ku ka përfunduar policia dhe ky shtet.

Nuk kam pasur asnjë shqetësim. As unë dhe as familja ime. Pse më ndjekin? Kjo nuk është një pyetje për mua. Nuk kam të dhëna të mëtejshme. Çështja jonë kryesore është kapja e shtetit nga krimi. Dhe kjo më shqetëson

Lulzim Basha

Kujtojmë që kryeministri Rama pas akuzave nga PD në 1 qershor, reagoi duke e cilësuar me ironi si babalepërgjim.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 09/06/2018 23:46

    familjen ua ke lene shokeve .Do tja bejne ata ysmetin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Emërohen 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet

Emërohen 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet