254 të vrarë në aksidente në 9 muaj kur Basha ishte ministër, Xhafaj i nxjerr statistikat e frikshme
Fatmir Xhafaj publikon statistikat e vrasjeve dhe aksidenteve falale gjatë kohës kur Basha ishte ministër. Në 9 muaj të 2010, janar-shtator, kanë humbur jetën në aksidente 254 persona, nga 152 në 2018. 85 të vrarë në 2010 nga 40 në 2018.
Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar pas akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me kriminalitetin në vend. Përmes një reagimi Xhafaj thekson se rezultatet dhe puna e qeverisë në luftë kundër krimit janë të vërteta, duke publikuar edhe statistika të vrasjeve, plagosjeve dhe aksidenteve për periudhën janar-shtator.
Ministri Xhafaj shkruan: “Basha, tha sot: “Ju parashtroj… një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit, e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!”
Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-ministrit të Brendshëm më të paaftë në vite. Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!”.
Nga statistikat e publikuara nga ministri i Brendshëm, Xhafaj, rezulton se për vitin 2018 nga muaji janar-shtator 2018 ka patur 40 vrasje, 45 më pak krahasuar me vitin 2010. Plagosje të rënda për këtë periudhë kohore ka patur 103, 36 më pak se viti 2010 si dhe 152 persona të cilët kanë humbur jetën në aksidente rrugore, 102 vetë më pak se viti 2010.
Bilanci më i rëndë është ai i vitit 2010 ku në aksidente rrugore për periudhën janar-shtator, kanë humbur jetën 254 persona, nga 152 për të njëjtën periudhë të këtij viti.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Zgjedhjet parlamentare/ Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë
12 Janar, 15:24
-
Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos
10 Janar, 21:11
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025
8 Janar, 21:30
-
Roland Lami: 8 Janari simbolika e një bunkieri
8 Janar, 20:35
-
Ylli Pata: 8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD
8 Janar, 20:25
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35