Sfida që i bëri Ervin Salianji nga Elbasani, duke mbushur të njëjtën sallë, vetëm pak ditë pasi Sali Berisha kishte zhvilluar një takim me demokratët atje, ka shkaktuar dukshëm zemërim te kryedemokratit.
Këtë të mërkurë, ai paralajmëroi përjashtimin e Salianjit, me pretendimin se sallën e mbushi me ndihmën e Suel Çelës, personazhit i cili nga SPAK akuzohet si kreu i një organizate kriminale.
“Për sa i përket takimit të Salianjit, kemi pasur disa informacione që pohojnë se Suel Çela ka qenë organizatori kryesor i takimit. Që një anëtar i kuoptuar i Kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të organizojë, së bashku me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm, një takim të tillë, është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë. Në këtë kontekst, ai që ndërmerr një veprim të tillë ka tejkaluar vijën e kuqe dhe është plotësisht përgjegjës për veprimet e tij”, tha Berisha.
Ndërhyrja e Suel Çelës u pretendua nga Flamur Noka edhe në mbledhjen e kryesisë të pak ditëve më parë. Ai akuzoi Salianjin, se përmes Suel Çelës ka presionuar demokratët të mos marrin pjesë në Foltoren e Sali Berishës.
Por Salianji paralajmëroi se do të flasë me fakte për lidhjet e lidershipit demokrat me këtë eksponent, duke i kujtuar Flamur Nokës akuzat e Gazment Bardhit në 2021 se bashkëpunonte me të, për mbledhjen e firmave për Kuvendin e Rithemelimit.
Përballja Berisha-Salianji nisi pak javë më parë kur ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë nisi një lëvizje për ringritjen e PD-së, në kushtet kur sipas tij mungon reflektimi për humbjet e njëpasnjëshme.
K.B/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
14%
-
Jo
81.6%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 2674
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ka apo s'ka reforma me Ramën, kë Berishë të besojmë? (VIDEO)
3 Shkurt, 22:29
-
Salianji sfidon publikisht Berishën dhe Nokën: Humbësat serialë s’kanë shans të përcaktojnë anëtarësinë e PD-së! Janë të dëshpëruar
3 Shkurt, 22:24
-
Skënder Minxhozi: Duke pritur ngujimin
3 Shkurt, 22:20
-
Në ditën e 57-të para kryeministrisë, Lapaj: Rama dhe Berisha dy autorët që e kanë sjellë vendin në këtë pikë
3 Shkurt, 21:24
-
Flogert Muça: Sot PD vrau protestën e 10 shkurtit duke shkuar në Komision te PS!
3 Shkurt, 21:21
-
Ylli Pata: Cila është ‘lista e dëshirave’ e PD për reformën territoriale?
3 Shkurt, 20:34
-
Roland Lami: Çadra, një instrument gjenial dështimi
3 Shkurt, 20:05
-
‘PD në gjumë letargjik, ka lidership të lodhur’- Alesia Balliu: Protesta e 10 shkurtit është thirrur nga Berisha për mbijetesë politike
3 Shkurt, 19:49
-
‘Bojkoti i reformës territoriale i shërben mazhorancës’! Dashamir Shehi për Report TV: Berisha nuk është më i vlefshëm për të udhëhequr opozitën!
3 Shkurt, 18:44
-
‘Paradite thoni tjetër gjë, pasdite tjetër gjë’- Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete
3 Shkurt, 18:30
-
'Po e milni partinë si lopë për interesat tuaja'- Salianji ‘gozhdon’ kupolën drejtuese të PD-së: Kur afrohen zgjedhjet, bunkerizoheni!
3 Shkurt, 18:15
-
Salianji nga Fieri: Nëse dikush ka aftësitë të bashkojë opozitën të propozohet edhe kandidat për kryeministër
3 Shkurt, 18:11
Kete informacion re Sale ne ketu i dinim 2 dite para se te behej mbledhja e keshillit kombetar i PD-se qe salla do ishte plot brenda dhe jashte teatrit dhe kush do ta organizonte.
PërgjigjuNuk duhet te largohet Salianji por te behet sekretar i partise se opozites keshtu kemi rritje ne antar te rinj
Përgjigju