Akuzohej për dhunë ndaj 4 femrave, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm i New York-ut

Akuzohej për dhunë ndaj 4 femrave, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm i New York-ut

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i New Yorku-t, Eric Schneiderman

Prokurori i Përgjithshëm i New Yorku-t Eric Schneiderman  ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për sulme ndaj katër grave. Gazeta New Yorker publikoi një raport në të cilin gratë, dy nga ato ishin ish-të dashura të Schneidermanit, thanë se i ka goditur ato.

Eric ka qënë një mbështetës i fushatës #MeToo kundër ngacmimeve seksuale dhe kundërshtar i fuqishëm i presidentit amerikan Donald Trump.

Eric Schneiderman tha përmes një deklarat se i kundërton dhe mohon akuzat.

Në marrëdhëniet intime kam pasur aktivitetesensuale por nuk kam sulmuar askënd. Këto akuza nuk janë të lidhura me sjelljen time profesionale apo me punën time në zyrë, por do të më pengojnë në mënyrë efektive që të udhëheq punën në këtë kohë kritike. 

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i New Yorku-t, Eric Schneiderman

63 vjeçari Schneiderman është bërë prokuror i përgjithshëm në vitin 2010 dhe kishte planifikuar të kandidonte për rizgjedhje në post këtë vit.

Dorëheqjen e tij e ka kërkuar guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo.

 Askush nuk është mbi ligjin, duke përfshirë zyrtarin e lartë ligjor të Neë yorkut. Unë nuk besoj se është e mundur që Eric Schneiderman të vazhdojë të shërbejë si Prokuror i Përgjithshëm.

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë