Jepet pretenca/ SPAK kërkon 2.8 vite burg për Vangjush Dakon! Ish-kryebashkiaku i Durrësit akuzohet për shpërdorim detyre

Tiranë- Në seancën e sotme në GJKKO, Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare duke kërkuar shpalljen fajtor të ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako për akuzën e 'shpërdorimit të detyrës' në 2 raste dhe dënimin e tij me 4 vite burg. Meqënëse është pranuar kërkesa e Dakos dhe tre të bashkëpandehurve të tjerë për 'gjykim të shkurtuar', ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht SPAK kërkon dënimin e tij me 2.8 vite burg.

Për ndërtuesin Fiqiri Farruku, të akuzuar për falsifikim dokumentesh, prokurori i SPAK, Sotir Kllapi kërkoi 3 vite burg. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar të dënohet me dy vjet burg. Duke marrë në konsideratë moshën, gjendjen shëndetësore, dënimi t’i pezullohet.

Ndërkohë për Fatmir Ejupin, ish-topograf i akuzuar për falsifikim dokumentesh, u kërkuan 3 vite, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 2 vite burg.

Për Ardian Bulkun SPAK kërkon dënimin me 3 vjet burg për falsifikim dokumentesh. Në aplikim të gjykimit te shkurtuar dënohet me 2 vjet. Për shkak të gjendjes shëndetësore të një fëmije dhe gjendjen e tij ekonomike kërkohet që të pezullohet burgimii duke ia kthyer në një kohë shërbim prove, sa gjysma e dënimit të mbetur nga koha kur është arrestuar.

Seanca
Vetë Dako nuk ishte i pranishëm në seancë por preferoi të përfaqësohej nga avokati i tij, ndërkohë vijon të jetë nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie'.

Ish kryebashkiaku i Durrrësit akuzohet nga SPAK se ka shpërdoruar detyrën në dy raste: Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019. Leja e ndërtimit të pallatit u zbardh në datën 14 Tetor 2014, tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë dhe duke legalizuar 4 kate pa leje. Po kështu dhe vetë ndërtimi nuk është bërë sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi dhe të miratuar nga Bashkia Durrës

Rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, projekti “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”, me një fond prej 21 milionë lekësh, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

Arrestimi dhe me pas hetimi ne 'arrest shtepie'

Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023 pasi ndaj tij ishte caktuar 'arrest me burg' por pas 8 muajsh, në shkurt 2024 GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në 'arrest shtëpie' për shkak të kalimit të afateve.  Në korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për gjykim të shkurtuar.  Seanca e radhës, për konkluzionet e palës mbrojtëse, do mbahet më 21 Nëntor, ora 14:00 ndërsa më pas GJKKO tërhiqet për vendim.

Në tetor 2024 GJKKO vendosi që dosja të kalonte për gjykim në seancë normale.

Pretenca e SPAK 
1-Vangjush Dako, - ish kryebashkiaku i Durrës - Kërkohet 4 vite burgim, konvertohet në 2,8 vite me gjykim të shkurtuar
2-Fatmir Ejupi, - ish-topograf i bashkisë Durrës - Kërkohet 3 vite burgim, konvertohet në 2 vite me gjykim të shkurtuar
3-Fiqiri Farruku, - Ndërtuesi i pallatit 11 katësh - Kërkohet 3 vite burg. Konvertohet 2 vite me gjykim të shkurtuar. Dënimi pezullohet dhe kthehet 4 vite në shërbim prove
4 -Adrian Bulku, - Kërkohet 3 vite burgim. Konverohet 2 vite me gjykim të shkurtuar. Dënimi pezullohet dhe kthehet me shërbim prove

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 12/11/2024 23:57

    Ja hudhi edhe ky qe ishte kryetari i bashkise me te korruptuar ne europe me 2 vjet burg qe do i konvertohen me arrest shtepiak or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Dashnor: 12/11/2024 23:41

    Dako kryehajdut ordiner. 2 vjet burg e pastaj gzon milionat ky karuc

    Përgjigju
  • ana: 12/11/2024 20:22

    KY DAKO KA SHKATARRUAR PLAZHIN E DURRESIT ME PALLATE, KUR DUHEJ TE JEPTE LEJE VETEM PER HOTELE DHE RESORTE TE BUKURA......DUHET TE DENOHET ME 20 VJET BURG...DHE SEJUESTRO TE PRONAVE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?