Itali/ Njëri i dënuar dhe tjetri i skeduar për 8 krime, dy shqiptarët 31-vjeçarë kapen duke shitur drogë! Burgosje dhe dëbim nga vendi

Itali/ Njëri i dënuar dhe tjetri i skeduar për 8 krime, dy shqiptarët 31-vjeçarë kapen duke shitur drogë! Burgosje dhe dëbim nga vendi

Policia e Mantovës gjatë një operacioni

Mantova- Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar në zonën e mantovës në Itali.

Dy shqiptarë janë kapur nga karabinierët teksa dyshohen për përfshirje në aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike.

Një prej tyre u arrestua dhe tjetri u deportua si ilegal drejt Shqipërisë, teksa kishte edhe precedentë të shumtë penalë. Të dy të dyshuarit janë bashkëmoshatarë 31-vjeçarë.

Një nga 31-vjeçarët rezultonte i dënuar dhe u ekzekutua urdhri për burgosjen e tij, në lidhje me krimet e dhunës, rezistencës dhe kërcënimit të një zyrtari publik, të kryer për të shmangur testimin e alkoolit gjatë kontrollit policor.

Kurse shqiptari që u dëbua nga vendi, rezultonte më parë i skeduar për; trafik droge, marrjen e mallrave të vjedhura, dëmtimet, kërcënimet, dëmtimet personale, shkeljen e rregulloreve të emigracionit, shkeljen e rregulloreve të armëve, drejtimin e automjeteve pa leje.

Të njëjtën mbrëmje dje, (e mërkurë 20 nëntor 2024), ai u shoqërua në aeroportin Catullo në Verona, nga ku i shoqëruar nga stafi i Policisë së Shtetit të Mantovës, u hipën në një fluturim për në vendin e tij të origjinës.

Aksioni është shtirë në të gjithë rajonin e Reggio Emilia, djuke aktivizuar edhe qentë antidrogë. Emrat e shqiptarëve nuk u publikuan, teksa kontrollet vijojnë ende dhe gjatë kësaj jave janë goditur disa grupe të ndryshme ekstrakomunitare në këtë rajon, për trafik narkotikësh dhe krime të tjera.

Autoritetet e kanë cilësuar dukurinë e kthyer në shqetësim për banorët, si "krim i përhapur". “Veçanërisht, aktivitetet u zhvilluan në Piazza Mondadori, Largo Pradella dhe kopshtet Tazio Nuvolari dhe u shtrinë gjithashtu në Piazza Cavallotti, Piazza 80 Fanteria, stacioni hekurudhor, kopshtet Valentini, Via Bonomi dhe Via Bettinelli. Gjithashtu, kontrollet specifike vazhduan në zonat e grumbullimit më të madh të të rinjve, në mbrëmje dhe gjatë natës, me qëllim parandalimin e situatave dhe krimeve të rrezikshme”, shkruan “Prima di Tutto Mantova”

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona