Alba Malltezi: Mos e harro kurrë, Grida Duma, politikën e turpit dhe të baltës!

Alba Malltezi: Mos e harro kurrë, Grida Duma, politikën e turpit dhe të baltës!

Grida Duma

Grida Duma distancohet nga një politikë. Nga ajo politikë që prej 30 vitesh po distancohet pjesa më e shëndetshme e shqiptarëve: politika e baltës, e shantazhit, e shpifjes, e manipulimit, e degradimit! Dhe bëri shumë mirë.

E bëri si grua. E bëri si një nënë e futur në politikë dhe që sot “ulëriti” neverinë e saj ndaj asaj forme të turpshme, që pas tranzicionit ka infektuar politikëbërjen.

Dhe kur një grua, një nënë bërtet fort për të mbrojtur brishtësinë e të birit përballë baltosjes, besojeni! Cilado qoftë dhe ngado që të vijë. Ju pëlqen apo jo, besojeni!

Përditë e më shumë shqiptarë të ideve, prejardhjeve dhe profesioneve të ndryshme nuk duan, refuzojnë, ikin, largohen, braktisin ata që dhunën e fjalës, sulmet ndaj fëmijëve dhe familjes i patën vënë dhe i vendosin ende në piedestal. Ata kanë gojën më të pisët që imagjinohet dhe atë gojë e ka provuar kushdo që qoftë edhe për një sekond të vetëm, mendoi ndryshe.

Kërkohet sot dëshpërimisht një figurë e pastër, karizmatike që të përfaqësojë opozitën e të jetë një kundërshtar i denjë përballë socialistëve të rehatuar në pushtet. Po kush e la një figurë të tillë të mbinte, të rritej e të forcohej brenda asaj partie që do të duhej të ishte shpresa e shumë shqiptarëve për ndryshim? Në të parin moment që ky shpirt i bukur, i ndryshëm, i drejtë, kërkues përgjigjesh apo përdorues logjike, nxirrte kokën jashtë rreshtimeve, balta, urrejtja, shpifjet, stërkëmbëshat, e dinin mirë se si ta zhduknin përherë. Përveç grave. Gratë, e kam besuar gjithnjë, gratë shqiptare kanë shpirtëra shumëngjyrësh e shumëformësh që i bën ato mbijetuese dhe këmbëngulëse.

Nuk e di si do të jetë karriera gazetareske e politikanes Grida Duma. Top Channel i jep asaj një mundësi, një platformë të gatshme për sukses. I urojmë ta përdorë atë sa më mirë dhe drejtë

a.m./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 09/11/2022 09:21

    komunikimi i turpshem me salianin ja uli piket GD Qe nga ai moment nuk duhet te ishte ne parlament se nuk perfaqesonte gruan shqiptare

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 08/11/2022 18:54

    Grida nuk meriton asnjë lëvdat si politikane.Ajo shkoi me Salinë dhe u bë si Saliu.Ajo shkoi herë me Lulin e herë me Salinë. -Sjellja e saj Saliste dhe nga frika e tij e detyroi të ikte.Dhe bëri mirë.Edhe A.Rushaj po bën mirë.Kjo ështe një shuplakë më shumë për Sb,i cili ka deklaruar..Edhe i vetëm do jem në PD..! Kjo është një mëndësi ulëritëse për një karaduz të pagdhëndur,pa pikën e turpit,Dinjitetit..një malok i pagdhëndur,një dru me pre,një zëmër gur pa besë e fe..që po çudit botën demokratike..! -Tashmë SHBA po pendohet që e ka falur në 91,96,97,98,09,011,2019..e deri sot që po e fal ndonse ka bërë 155 krime..!

    Përgjigju
    • Dakord: 09/11/2022 08:31

      Te lumte Ethem se nuk ke harruar asgje. Desha vetem te shtoj se gabimin e perkrahjes se sali kriminelit pagoi grida me doreheqje dhe per kete bravo i qofte

  • Cubel breca: 08/11/2022 18:37

    Do e nderoj gazetarin grida!!!! Sa mezi po e presim te filloj e ta shikojm. Shpresojm qe gazetaria te mos bjer ne nivelin e grides.

    Përgjigju
  • graniti: 08/11/2022 16:14

    Ujku qimen e nderon por zanatin se harron. Kjo eshte nje fundrine e ndyre qe do ta nxije fytyren e topit.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 08/11/2022 18:14

      O shqiptar sa shpejt i haroni pislleqet qe ka bere pd -japo perpara nje jave ju kujtohet kjo llaxore çfar foli ? Si mundet ti jepet nje program grigjes si e quajti saliu a ju kujtohet ,perse nuk ngriheni dhe ti tregoni vendin sales dhe ilirit ?nxireni pd parti fashiste .

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet