Alban Daci: A do të bashkohet Basha me 'Ata'?

Alban Daci: A do të bashkohet Basha me 'Ata'?

Lulzim Basha

Në përgjithësi vetë politika konsiderohet misioni që të pamundurën e bën të mundur dhe praktikisht armiqësia nuk është personale, por është qëndrim politik në një moment të caktuar historik. Politika është edhe çështje numrash, interesash, ekulibrash e shpesh edhe me qëllim final pushtetin. Është diskutuar që nga Aristoteli e Platoni morali në politikë! 

Madje jemi mësuar shpesh të përballemi me pyetjet:
- A ka moral politika?
- A duhet të ketë moral politika?
- A duhet të jetë e moralshme politika? 
- A është e moralshme politika? 
- Morali a është çështje politike?
- A mund të bëhet politika e moralshme? 

Në fakt marrëdhëniet e etikës dhe politikës ka qenë që në fillim marrëdhënie të vështira. Megjithatë ndarjen e madhe duke i dhënë autonomi politikës ndaj etikës e bëri pikërisht Machiavelli!  Shpesh në këtë raport duhet të bëjmë dallimet e situatave e ngjarjeve mes realizmit, utopisë dhe ideales. 

Përderisa Politika është aktivitet që  bëhet në situata shpesh jo normale edhe të vështira, rrethanat e kërkojnë të tejkalojë raportet klasike që njihen përballë etikës ose moralit.  Megjithatë, politikanët kanë autonomi të sillen si të duan pasi shpesh kanë pushtetin, por janë masat, qytetarët ose shtetasit që të bëjnë vlerësime sipas optikave të shoqërive ku jetojnë që t'i cilësojnë sjelljet si të moralshme apo të pamoralshme. 

Shpesh etika dhe morali nuk janë cilësime statistike e ato kanë qasje të ndryshme në shoqëri të ndryshme me histori, evolucion dhe traditë jo të ngjashme. Pra, një gjë që mund të quhet e moralshme në një shoqëri, por mund të konsiderohet si e pamoralshme në një tjetër dhe anasjelltas. 

Gjithashtu, me masë minimale vlerësimi, mund të mos konsiderohet si normale një sjellje, por nuk mund të konsiderohet si e pamoralshme. Një politikan është autonom e madje edhe i pavarur në sjelljen e tij apo në qasjen e tij ndaj qytetarëve, por përderisa politika është edhe sjellje njerëzore është mirë që të jetë e moralshme, por kjo e fundit nuk mund të jetë një arsye që ai të mos sillet si një lider që e çon shoqërinë në nivele të tjera të reja e të ndryshme nda asaj që tradicionalisht konsiderohet e moralshme. Pra sjellja e tij duhet të analizohet nëse është në shërbim të shumicës apo vetëm të vetës të tij! Për shembull shoqëritë perëndimore janë demokratizuar edhe duke e mos e konsideruar moralin si një sjellje utike. Nëse do të ishte konsideruara morali si një sjellje utopike shoqërore ndoshta edhe vetë emancipimi i gruas nuk do të kishte ndodhur. 

Le t'i kthehemi titullit:  A duhet të bashkohet Basha me "Ata"? Në këndvështrimin e Machiavelli-t ai është politikan, ka qëllim pushtetin e për pasojë është autonom në sjelljen e tij për të arritur atë për të cilën e justifikon fakti i të qenit aktor politik. 

Megjithatë, ndoshta një pyetje tjetër po aq e rëndësishme është se, le ta  lëmë mënjanë moralin e të bëhemi të pamoralshëm politik: A i afrohet pushtetit dhe a e merr pushtetin Basha nëse bashkohet me "Ata"? A cënohet figura politike e Bashës nëse bashkohet me ata? "Ata" e kanë sulmuar Bashën si "burattino" të Berishës duke e akuzuar për paaftësi për të marr vendime ose për lidership të dobët! Beteja më e madhe e Bashës këtë kohë ka qenë pikërisht sjellja e tij për t'a rrëzuar këtë alibi të propaganduar më të madhe pikërisht nga "Ata"! Nëse Basha kthehet tek  "Ata" e bëhet me "Ata"  sigurisht se ai e konfirmon pikërisht alibinë e tyre dhe rrëzon çdo mundësi për të mbrojtur lidershipin e tij!

Çfarë sjellë bashkimi pas një përçarje me mjete luftarake si ai  i 8 janarit? Ky lloj bashkimi nuk mund të ndodh pa pasur një akt tradhti e pa tradhtuar një palë! Basha mori vendime e shumë i besuan dhe i qëndruan besnik duke i armiqësuar ndonjëherë e shpesh edhe më shumë se vetë Basha ndaj atyre që ky i fundi i kishte kundërshtarë serioz! Nëse Basha vendos e kthehet tek ata e bashkohet me ata ai duhet të trajtojë ata që i qëndruan besnik si atij si lider dhe is njeri! Basha mund të bëj si të dojë sigurisht, por do të ishte më shumë se moralshme, sepse tradhtia është një ndër aktet më të rënda njerzore e pak a shumë vlerësohet në mënyrë utike njësoj në të gjitha historitë njerëzore që e nga Jezuesi e deri në ditët e sotme! Basha të vendos si të dojë politikisht, po bashkimi me "Ata" nuk është e moralshme e nuk e sjellë në pushtet! Pyetja nëse do të bashkohet ose jo është krejt e natyrshme të ngrihet pasi po artikulohet shumë në realitetin politik dhe historia e 30 viteve të fundit na ka mësuar të surprizohemi duke qenë dëshmitarë të atyre bashkimeve që i kishim konsideruar  të pamundur. Megjithatë, besoj se Basha nuk do e bëj një gjë të tillë!

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës