Alban Daci: Zgjedhjet në Moldavi një model edhe për Shqipërinë

Alban Daci: Zgjedhjet në Moldavi një model edhe për Shqipërinë

Flamuri i Moldavisë në një Qendër votimi në Genova

Moldavia dje pati zgjedhjet më të rëndësishme për të ardhmen e saj.

Referendumin për anëtarësimin në BE dhe po ashtu zgjedhjet presidenciale.

Këto votime nuk ishin aspak të lehta dhe me një rëndësi jetike sidomos përsa i përket Referendumit pro BE-së!

Zgjedhjet u bënë në një klimë aspak normale e kjo duke pasur parasysh ofertat politike, realitetin social të brendshëm dhe influencat e huaja.

Në fakt, ashtu siç pritej shumica e Moldavëve që jetojnë në vend votuan kundër për Referendumin.

Shpresa dhe ëndrra europiane e Moldavisë dhe e moldavëve u mbajt gjallë falë votës së shtetasve që jetojnë tashmë jashtë në vendet të ndryshme të Europës duke votuar masivisht pro.

Vota e tyre pati disa të dhëna të rëndësishme:

-              Nuk ishte e influencuar për rrethana ekonomike e ndoshta edhe jo e shantazhueshme

-              Eksperienca e drejtpërdrejtë e tyre në Europë nuk vendosi në dyshim orientimin e tyre pro BE

-              Vota e tyre ishte po aq e rëndësishme dhe domosdoshme e ndoshta edhe më shumë se ata që nuk kanë emigruar.

Referendumi pro të ardhmes europiane të Moldavisë fitojë me një diferencë të vogël prej 11 mijë votave. Megjithatë, tashmë është e sigurt, se Moldavia nuk bën asnjë hap mbrapa në procesin e anëtarësimit.  Nuk mund ta mendojë se kush do të kishte qenë e ardhmja e këtij shteti të vogël nëse do të kishim një rezultat negativë për Referendumin. Sigurisht ardhmja e këtij vendi do të ishte pengesë për qytetarët e tyre që shumica jetojnë në BE, por edhe një indicie e rrezikshme për vetë Europën dhe vendet e tjera që lundrojnë mes influencës ruse dhe ëndrrës europiane.

Ndërsa zgjedhjet presidenciale kaluan në balotazh ku gara tashmë do të jetë mes presidentes në detyrë pro BE, Maia Sandu dhe Alexandr Stoianoglo, një ish-prokuror i mbështetur nga socialistët pro-rusë. Pra, gara përsëri do të jetë mes ëndrrës europiane dhe influencës ruse. Pas rezultat pozitiv të referendumit pro BE, presidentja aktuale hynë në raundin e dytë me një pozicion më të fortë. Me siguri përcaktuese do të jetë përsëri vota e moldavëve që jetojnë jashtë vendit. Gjithashtu, besoj se do të ketë një reflektim në raundin e dytë edhe për ata votues që ndoshta ishin të lëkundur në lidhje me rezultatin e Referendumit. Gjithsesi, presidentja aktuale  me fitoren e referendumit i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm vendit. Ëndrra europiane vazhdon dhe bëhet më e fortë se kurrë falë votës të atyre që jetojnë jashtë vendit.

Zgjedhjet në Moldavi janë shembulli më i mirë për të dëshmuar sesa e rëndësishme është vota e tyre që jetojnë jashtë vendit duke përcaktuar me vullnetin e tyre dhe eksperiencat e tyre europiane të ardhmen e vendit. Ndoshta edhe shqiptarët që jetojnë jashtë në zgjedhjet e ardhshme e me votën e tyre do të bëjnë të mundur ëndrrën europiane të Shqipërisë duke I dhënë fund tranzicionit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë