Alban Skënderaj fjalë zemre për
ditëlindjen e Amelit,zbulon dhuratën

Alban Skënderaj fjalë zemre për<br />ditëlindjen e Amelit,zbulon dhuratën<br>
Këngëtari i famshëm, Alban Skënderaj, ka uruar me fjalë zemre të voglën e tij për dy vjetorin e lindjes. Vajza e tij, Ameli, erdhi në jetë në një ditë mjaft të veçantë, atë të pavarësisë, më 28 nëntor. Në këtë 105-vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, Albani i ka uruar vogëlushes së tij pikërisht edhe 105 vite të tjera.

Në ‘Instagram’, ai shkruan se Ameli erdhi në jetë atëherë kur ai dhe Miriami kishin më shumë nevojë për të, si dhurata më e bukur. Më tej, ai zbulon dhe dhuratën që çifti i famshëm i showbizz-it shqiptar i ka bërë vajzës, që është pikërisht një këngë e tyre me titullin “Dhurata’.

“Gezuar datelindjen e shtrenjta ime ne kete dite te madhe dhe te bekuar. Ti erdhe atehere kur kishim me shume se kurre nevoje per ty si Dhurata me e bukur ne jete. Kjo kenge qe besoj se jane fjalet e cdo prindi eshte Dhurata jone per ty. Ti sot mbush 2 vjec dhe ne urojme me zemer qe te behesh 105. Na duket sikur te gjithe shqiptaret sot festojne pak edhe per ty. Gezuar diten e Pavaresise te gjitheve dhe qofshi te lumtur prane familjeve tuaja”, shkruan Albani.

albani ameli
(Urimi i Alban Skënderajt për të bijën)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool