Alban Skënderaj: Këngë për të “ndrojturit” e dashurisë

Alban Skënderaj: Këngë për të “ndrojturit” e dashurisë
Ka preferuar të vij shumë ndryshe me një këngë shumë të veçantë dhe të punuar me shumë kujdes në çdo detaj. Alban Skënderaj i thotë “Mirëmengjes”, të gjithë fansave dhe të gjithë atyre që kanë “frikë” të guxojnë në dashuri. Në një intervistë për suplementin TH&TH, Skënderaj shprehet se kjo është një këngë tipike verore dhe që është pjesë e 15 këngëve të albumit të tij “Ende ka shpresë”. “Mirëmengjes” është xhiruar nëpër të gjithë Shqipërinë dhe këngëtari është shoqëruar nga dy konkurrentët e tij në X-Factor, Anxhelon dhe Amarildon. Kënga ka vetëm pak ditë që është lançuar dhe ka marr më shumë se 70.000 mijë klikime në You Tube.

Alban vini me një këngë te re të titulluar “Mirëmengjes”, e cila është shumë melodioze dhe ndryshe nga këngët e fundit që keni publikuar, pse kjo zgjedhje?

Kënga “Mirëmengjes” është pjesë e albumit tim “Ende ka shpresë”. Kisha dëshirë të vija ndryshe meqënese jemi në një stinë mjaft të gjallë siç është vera. Ashtu siç e përmendët dhe ju këngët e para kanë patur një tematikë më të thellë, ndërsa kjo është një këngë e qetë dhe shumë verore. Ka një vit që e testoj si këngë, pasi ka qenë e hedhur në You Tube në versionin audio, ndaj dhe mendova që do të ishte shumë mirë ta shoqëroja edhe me një klip.

Ku është xhiruar ai?

Klipi është xhiruar pothuajse në të gjithë vendin. Pjesët ku është çifti janë xhiruar nëpër të gjithë Shqipërinë, ndërsa tek pjesa ku këndoj unë është xhiruar në Durrës dhe pikërisht pranë Gjirit të Lalzit.

Në klip shohim edhe dy nga djemtë e grupit tuaj në talent show-n X-Factor Albania. Pse kjo zgjedhje?

Ishte dëshirë e dy djemëve për të marr pjesë në këtë klip, përpos angazhimeve të tyre që pritet të nxjerrin së shpejti. Meqënëse Amarildo i bie kitarës dhe Anxhelo pianos, edhe unë kisha shumë dëshirë ti kisha bashkë në këtë projekt të ri timin. Ishte një iniciativë spontane.

Luku juaj është cilësuar si ai Adriano Çelentanos, i jeni referuar këngëtarit italian në këtë klip?

Aspak. Pamja ime në këtë klip është shumë e thjeshtë dhe shumë spontane. Unë kam venë një kapele sepse ishte tmerrësisht vapë gjatë xhirimeve, kam veshur një T-shirt shumë të thjeshtë, pantallona të shkurtra dhe madje jam duke performuar zbathur (qesh).

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë