Të njëjtën kërkesë si Drejtori i Policisë, Haki Çako, ka bërë dhe efektivi i policisë së Tiranës, Alban Trimi.

Ky i fundit i akuzuar nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi në ngjarjen e vrasjes së shtetasit Elton Çiçi, ka fshehur pistoletën dhe sende të tjera që ky i fundit kishte me vete.

Lidhur me këtë çështje, Trimi është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërkohë që hetimi për këtë vrasje është shtyrë disa herë nga prokuroria. Pak ditë më parë organi i akuzës urdhëroi shtyrjen e veprimeve hetimore edhe me tre muaj të tjera.

Por ky vendim ka lënë të pakënaqur oficerin e policisë Alban Trimi, i cili i ka kërkuar gjykatës së kryeqytetit që të rrëzojë vendimin e akuzës, për zgjatjen e afateve.

Mirëpo kërkesa e tij është rrëzuar poshtë, nga gjykata, dhe për pasojë Alban Trimi do vijojë të hetohet nga prokuroria.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com