Albana Osmani, bën “Poke” në Top Channel

Albana Osmani, bën “Poke” në Top Channel
Një tjetër program televiziv do të startojë në Top- Channel dhe do të jetë pikërisht spektakli “Poke”. Me këtë term jemi njohur për herë të parë në rrjetin social Facebook, ku ndjekës të ndryshëm ngacmojnë njëri-tjetrin me anë të këtij opsioni.

Këtë gjë ka menduar të sjell edhe autorja dhe prezantuesja, Albana Osmani me emisionin më të ri “Poke”, që do të transmetohet çdo të shtunë në ekranin e Top- Channel. “Është një emision krejt i veçantë”, thotë në një prononcim për TH&TH, moderatorja simpatike. “Poke”, do ti ngacmojë nga pak të gjithë dhe do të sjellë në vëmendje të publikut tema dhe ngjarje, që janë tepër aktuale.

Do të ketë intervista të shumta me personazhe të njohur publikë, që janë shumë të pëlqyer për publikun shqiptarë megjithatë nuk dua të zbulojë më shumë”, thotë Albana Osmani. E pyetur sesi ndihet në këtë eksperiencë të re të sajën ajo pohon se ndihet shumë mirë dhe mjaft e kënaqur. “Ndihem mirë pasi e kam ideuar vet këtë program. Nuk është ndonjë gjë e madhe, por është puna jonë në fund të fundit”, tregon duke qeshur simpatikja e ekranit të Top- Channel.

Pak muaj më parë Osmani mbylli me sukses, një tjetër sfidë të re të sajën siç ishte emisioni “Fan’s Club”, i reality shout Big Brother Albania.

Ajo do ta niste karrierën e saj me intervista në terren dhe për të vijuar më pas me “Look” e “Kupid”. E njohur për stilin e saj të veçantë, Osmani ka provuar një sërë sfidash dhe ia ka dal mbanë, duke sjell gjithnjë risi dhe duke mos përsëritur vetveten. Spektakle si Top Fest, Albanian’s Got Talent, E Diell , etj kanë qënë të gjitha “provime”, të kaluara me sukses prej saj.

Përpos prezantimit moderatorja Osmani ka treguar që është edhe një këngëtare e zonja dhe këtë e ka vërtetuar përmes bashkëpunimit të saj, me këngëtarin Mentor Haziri.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës