Albana Osmani:Nuk jam zënë kurrë
për një copë kopertinë, ja e vërteta

Albana Osmani:Nuk jam zënë kurrë<br />për një copë kopertinë, ja e vërteta
Thashethemi që ka nisur të qarkullojë në mediat rozë e rrjete sociale prej ditësh, sipas të cilit Albana Osmani dhe Eneda Tarifa, dikur shoqe të ngushta, janë zënë për kopertinën e një reviste, është përgënjeshtruar ditën e sotme nga moderatorja e emisionit Fiks Fare.

Albana ka postuar në Instagramin e saj, numrin e muajit Maj të revistës "Star" dhe ndërsa theksoi disa herë që 'nuk do të zihej kurrë për një copë kopertine', nuk e mohoi për asnjë moment që marrëdhëniet mes saj dhe koleges Tarifa janë ftohur.

Dy ish-mikeshat e ngushta mesa duket nuk flasin më, por siç u ka thënë edhe vet Albana ndjekësve të saj, gjejeni të vërtetën mes rreshtave të rrëfimit të saj. 

"Une nuk jam zene me askend , per "nje cope Kopertine" ! Nuk jam zene kurre per asgje te ketille. Kam respekt per ata qe ne gjithe keto vite me ftuan te jem pjese e tyre ne faqe te para apo te dyta apo te tridhjeta.Te cileve u shpreh mirenjohje ! Madje sic me kane thene jane shitur te gjithe numrat e cdo reviste ,dhe personalisht vjen mire per kete .Por jo!! " per nje cope kopertine" , per nje gje te tille , sdo ulja integritetin tim kurre. 
Ne punen time ne televizion prej me shume se nje dekade kam mesuar madje te kem shume durim .. Edhe atehere kur programi i jepej nje tjetre - tjetre apo tjetre dhe une isha alternativa e fundit per tu perzgjedhur . Kam mesuar te duroj ! Dhe ne fund isha e zgjedhura ,sepse isha -ajo e afta, te beja programet dhe te kisha audiencen maksimale.
Nuk po ju them qe te jesh zgjedhja e fundit ka qene e lehte.. Perkundrazi ! Ne durimin tim ditet kane qene shpesh te veshtira. Sidomos kur ti di permendesh gjithcka pa asnje skenar! 
Kam mesuar te duroj dhe te hesht shume ! Te pres per kohen time dhe te vleresoj me pergjegjshmeri cdo detaj . Kam mesuar te respektoj dhe jo te zihem. Qytetaria kete veshje ka. Ndaj kurre su vesha me holle se kaq! Ne betejen time e cila ka qene e lumtur , kete dua ta theksoj . E lumtur sepse kam dashur shume punen time dhe e dua njesoj. Kam takuar shume njerez te mire kryesisht. Por rruges i ke te gjithe versionet . Disa i mbaj ende me vete, ndersa me te tjere rruga te ndan ne kryqezime te ndryshme. Keshtu ndodh dhe me me te shtrenjtet e tu , familjen , jeta te hedh larg . Jo se do por ky eshte procesi i saj. Por edhe Jozefin pasi e hodhen ne pus vellezerit e tij, dhe e braktisen . Historia e te cilit ngjan me nje perralle. U gjet nga kalimtare u shit si skllav dhe dita erdhi u be mbret. Edhe Jozefi nje dite u tha vellezerve : Jam une Jozefi Mbreti juaj. Ne fakt jam Jozefi vellai juaj. Ta nisesh kete shkrim me fjalet : Nuk jam zene kurre per "nje cope kopertine" kam integritet dhe nuk jam ky nivel. Per mua edhe kjo tingellon shemtuar! 

Por duhet te them te verteten ! 

Statusi ne fb personal te Znj Linda Prendi Drj Egzekutive e Revistes Star eshte ky : 

Pershendetje miq...Duke pare disa portale online verej se Kopertina e Revistes Star...Muaji Maj me Albana Osmanin akoma vazhdon te perflitet si po ate muaj,ku beri xhiron e mediave te ndryshme per sharmin e bukur dhe me nje interviste te shkelqyer profesionale te rrefyer nga ajo.Doja tu bej me dije se Albana Osmani eshte ftuar nga une personalisht per Kopertinen e Maj si c'do personazh tjeter ne revisten Star...Une dhe stafi im konsultohemi gjithmone paraprakisht dhe bejme normalisht shume kujdes ne zgjedhjen e e personaxheve te momentit sipas mujeve perkates.Zgjodhem Albanen unanimisht si redaksi dhe asnje emer tjeter dhe Maji paska qene muaji i saj qe shkelqeu aq shume sa dhe sot vazhdon te perflitet.Me Albanen eshte baahkpunimi im i trete ne revista te ndryshme por jo i fundit ne revisten Star :)...Te gjithe personazhet e tjera do te jene ne vazhdim dhe shpresoj shume te kene te njejtin impakt ....Sipas ngjarjeve dhe asaj cfare kerkon publiku...Do konsiderojme emra te cilet edhe vetepropozohen...Ne jemi reviste e sukseshme e hapur dhe bashkpunojme me gjith yjet... Besoj se eshte mese e qarte !

Nese dikush inicioi nje lajm sikur une personalisht jam zene me dike per nje absurditet te tille atehere ka dashur thjesht vemendje , te shese lajmin , te binde shefin e ri qe jam e afte te gjej lajme. Ose dhe me keq dikush beri avokatin e nje lajmi dashakeq. Dhe ketu do ndaloj pak. Jo tek "avokatet", se dihet ka patur dhe do te kete , por une jam me parimin vlerat i dallon kushdo ndaj nuk me kane trembur kurre. Do ndaloj tek "gazetaret" a e dini qe egziston krimi Informatik dhe krimi Kibernetik?! Jo cdo gje qe ua thone plakat e lagjes behet lajm. Krimi denohet i cfare do lloj formati konfirm ligjit. 

Fiks fare keshtu ndodh !

Dikur ne moshen 13 vjeç me nje valixhe druri jeshile te erret , e cila i perkiste tim eti oficer. Me hypen ne nje traget mamaja ime dhe daja im . Babai nuk erdhi se nuk donte te largohesha. Nuk e perballonte dot. Dhe pse nuk isha femije i vetem por kisha dhe kater te tjere ne shtepi. 
Trageti do vinte nga Fierza ne Koman e me pas drejt Tiranes. Ku do filloja Liceun Artistik per Pikture. Isha shume femije per te kuptuar cpo ndodhte . Isha totalisht ne boten time artistike aq sa nuk po ndaloja as te drama qe kisha perballe , lotet e nenes time ,as dajen qe lutej me ze. (E mora vesh me vone qe i qe lutur Zotit te ishte me mua.) Nuk po shikoja asgje nga keto detaje . Qava sigurisht. Mezi u ndava nga nena ime. Por brenda vetes po shikoja dicka tjeter. Qava per dy jave te tjera rrjesht ,kur nuk kisha prane asnje nga familja. Por serish une po shikoja dicka tjeter. Nuk po them se u bera "Mbret "si Jozefi i Dhjates se Vjeter , por po shikoja perrallen time. Duke mos harruar fjalet e nenes : Ji e paster si pellumbi dhe e zgjuar si gjarpri. Nena te thote ji e zgjuar si gjarpri se je 13 vjec ! Por te thote ji e paster bija ime. Keshtu veprova. Dhe do perpiqem ta ruaj kete integritet derisa te kem fryme. Ndaj shkrova keto fjale , preferova ti ndaj me ju publikisht .!"





Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

8/4
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Juventus kërkon tri pikët

Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Juventus kërkon tri pikët