Piktura e Albin Kurti dhe Vuçiç që puthen në buzë sjell pasoja për artisten nga Kosova, kërcënohet me vdekje

Piktura e Albin Kurti dhe Vuçiç  që puthen në buzë sjell pasoja për artisten nga Kosova, kërcënohet me vdekje

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

Piktorja Emira Murati ka pikturuar Kurtin dhe Vuçiç duke u puthur në buzë, sipas konceptit të saj, për të dhënë mesazhin e dashurisë kundër luftës, por kjo ka sjellë pasoja për të. Sipas saj, pas publikimit të pikturës në rrjete sociale ka marrë kërcënime për jetën.

“Unë linda kur ishte vendosur paqja dhe lufta kishte marrë fund. Pavarësisht se sa të thella janë marrëdhëniet kaotike mes Kosovës dhe Serbisë mendoj se mentaliteti i rinisë dëshiron paqen me shumë se gjithçka”, thotë Emira Murati.

Kjo vepër është një lloj kritike kundër liderëve të dy shteteve. Në pikturën e saj, 3 metra të  lartë paraqitet kryeministri Kurti dhe presidentin Vuçiç teksa përqafojnë njëri-tjetrin dhe puthen me sytë e mbyllura.

“Historia regjistron puthjet për momentet e dhimbjes dhe lamtumirës. Por historia na kujton gjithashtu edhe për puthjet e vëllazërisë e madje edhe të tradhtisë. A do të jetë kjo një prej tyre?”, kështu shkruante Ermira më 17 shkurt, kur prezantoi në rrjetet social pikturën e saj, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.

Pas kësaj, komentuesit në rrjetet sociale kane reaguar me mesazhe urrejtje e madje edhe kërcënime me vdekje ndaj pikturës. “Ti meriton plumbin”, i shkruan një përdorues.

“Kërcënimet nuk kanë ndikim tek unë. Nuk do më ndalin. Në momentin qe reagojnë e kuptoj se mesazhi ka shkuar në vendin e duhur”, thotë ajo. Murati tregon se piktura e re përcjell mesazh të pastër politik, dhe se është e mësuar me kërcënimet. Edhe vitin  e kaluar u përball me një reagim të njëjtë kur realizoi një pikturë të dy burrave me kostume tradicionale që putheshin në buzë, si gjest mbështetje për komunitetin gay në Kosovë.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën