Alda Klosi kontratë për ndërtim pallatesh, si i bleu 4 shtëpi pasi u emërua drejtoreshë në Ministrinë e Financave dhe tek Rindërtimi! Pagën e kishte 80 mijë lekë

Alda Klosi kontratë për ndërtim pallatesh, si i bleu 4 shtëpi pasi u emërua drejtoreshë në Ministrinë e Financave dhe tek Rindërtimi! Pagën e kishte 80 mijë lekë

Alda Klosi

Zyrtarja e shtetit Alda Klosi, e cila pretendon se pastruesja Rozeta Dobin i ka vjedhur 120 mijë euro në banesë, është pasuruar gjatë periudhës 2017-2022, kur ka ushtruar funksionet e drejtoreshës në Ministrinë e Financave si dhe të drejtores së kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, ministri këto të drejtuara nga Arben Ahmetaj. Në vitin 2017 blen bashkë me bashkëshortin, me të cilin ndahet më pas, apartament në Tiranë, me sipërfaqe 72 m2, me vlerë të deklaruar 31 mijë euro. Në 2018, blen një apartament 47 m2, me vlerë të pretenduar 2.5 milionë lekë ose rreth 20 mijë euro, me burim shitjen e një prone të prindërve të ish bashkëshortit me vlerë rreth 100 mijë USD.

Në vitin 2020 blen makinë Toyota RAV4 për 4 mijë euro. Të gjitha këto pasuri i ka blerë pasi është emëruar në funksionet publike, me pagë mujore rreth 80 mijë lekë të vjetra në muaj. Në vitin 2021, zonjës Klosi i dhurojnë dy apartamente në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe 42 m2, me vlerë të deklaruar rreth 70 mijë euro. Në vitin 2021, trashëgon nga babai një apartament 50 m2 në Tiranë, si dhe dy sipërfaqe trualli 216 m2 dhe 160 m2 në Tiranë. Në pasuritë e trashëguara zonja Klosi ka 1/3 si pjesë.

Në 3 shkurt 2022 dhe në datën 28 maji 2022, Alda Klosi ka lidhur dy kontrata për ndërtim pallatesh në pronën e saj me sipërfaqe 216 m2, të trashëguar. Kontratën në këmbim të përfitimit të sipërfaqeve ndërtimore i ka lidhur me kompaninë e ndërtimit 2B & CONSTRUCTION GROUP. Pronarë të kompanisë në fjalë Uljan dhe Dorina Kala.

Nuk dihet nëse kontrata është fiktive apo reale dhe nëse Klosi mund të kishte në plan që paratë që mbante në banesë t’i investonte në ndërtim. Ndërkaq, ndryshe nga sa pretendoi në një intervistë në media, Alda Klosi nuk i ka deklaruar në ILDKPKI shumat që Rozeta Dobi i vodhi në banesë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 12/01/2023 23:54

    Eh shqipni e mjera shqipni, ne duar te kujt ke ngelur ne duar te babeziturve e te pa ngopurve me diploma fallco qe nuk din te lidhin dy llafe, Me kte qe ndodhi me kujtohet recitimi i te madhit Reshat Arbana, (hakerrim ali asllani)

    Përgjigju
  • tironsi: 11/01/2023 18:24

    past doren e mar pastrusja,, u dashka cu nga 1 pastruse n shpi te gjith politikanve,, hihi

    Përgjigju
  • Parrucjani: 11/01/2023 17:58

    Po me tigrin ça do behet? Per tigrin, ndiqi dashnoren,nqs do te gjesh parat vjedhura.????

    Përgjigju
  • sifi: 11/01/2023 15:15

    Kur Klosi me muluona euro pasuri ,po shefi I saj minister I financave dhe ekonomise me diplome mesues anglishte ,sa do kete fituar gjite keto vite pas Ramesh? Rama duhet te sqaroj socialistet se si mori postin e ministrit te financave pa profilin e duhur dhe pa kind nteubute ne PS ? Ne zgjedhje veprimtaria evAgmetajt dhe PPP do kete kosto per PS !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok