TIRANË – Pas Fatos Nano, një tjetër politikan, dikur pjesë e së majtës po synon të ulet në karrigen e presidentit të ri të republikës. Partia Aleanca Demokratike zyrtarisht ka propozuar sot emrin e presidentit të kësaj partie,
Neritan Ceka si kandidat për garën presidenciale.
Në një konferencë për shtyp paraditen e sotme, përfaqësues të kësaj partie kanë deklaruar se emri i Cekës ka të gjitha shanset për të qenë një emër i mbështetur nga të gjitha palët.
ZGJEDHJA E PRESIDENTIT, KUSHTETUTANë bazë të nenit 87 të Kushtetutës, kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i tretë. Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.
Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së parashikuar nga paragrafët 1 deri në 7 të këtij neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhje të reja të përgjithshme.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.7%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 4128
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
VIDEO/ Protagonistët e tranzicionit, kush ka mbetur ende në politikë nga lista e dhjetorit 1990
10 Dhjetor, 17:51
-
8 Dhjetori/ Neritan Ceka në Report TV: Politika po ndjek sistemin e përmbysur, çdo parti që vjen në pushtet kopje e Partisë së Punës
9 Dhjetor, 19:30
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
'Ilir Meta të ruhet!' Deklarata e fortë e Paro Laçit në 'Studio Live': Berisha bëri plan të mirëfilltë ta eliminonte! Vrasjen do e merrte përsipër Sali Lusha! Porositi dhe vrasjen e Meidanit dhe Neritan Cekës
9 Tetor, 17:56
-
DEBATI/ Plani i Menaxhimit për Bylisin, si po përdoren 6 mln euro të BE-së?! Parangoni stepet për shifrat, Ceka: U shpenzuan 800 mijë euro!
7 Maj, 15:55
-
Mero Baze: Rrugica ku kërkojnë diellin
5 Janar, 19:43
-
Intervista për Report Tv/ Neritan Ceka kujton çfarë i thoshte Azem Hajdari Berishës në 1990: E goditi partinë me vare! PD e PS u dominuan nga njerëz të rastit, jo me ide
8 Dhjetor 2023, 15:02
-
Neritan Ceka rrëfen si i shpëtoi atentatit nga njerëzit e Berishës: Pistoletën ma vunë mbrapa koke, dëgjova një krismë
7 Korrik 2023, 17:19
-
Ai ishte njëri nga ne
23 Qershor 2023, 10:49
-
Karl Paç, ‘dallëndyshja e parë e arkeologjisë shqiptare’, studiuesit: 2 udhëtimet e austriakut në Shqipëri, si e ndërtoi në 1922 muzeun e parë kombëtar në pronën e Toptanasve
28 Qershor 2022, 17:23
-
'Butrinti nuk është grek', ekspertët kundër marrëveshjes me PPP: Arroganca e Ramës e papranueshme, po nxjerrin në ankand historinë! Plani i Biznesit të bëhet menjëherë publik
29 Prill 2022, 15:47