Aleatët e Ramës: Duam të
jemi në listën e PS në Tiranë

Aleatët e Ramës: Duam të<br />jemi në listën e PS në Tiranë
TIRANE - Koalicioni i të majtëve është në fazën e tij më të vështirë të mos funksionimit. Që pas mbledhjes së fundit të 9 kryetarëve të këtij koalicioni me kreun e PS Edi Rama, duket se ka pasur divergjenca të mëdha sa I përket bashkëpunimit dhe asaj që do të ndodhë në të ardhmen.
Në tryezën e fundit të koalicionit, ka pasur dy kërkesa krejt të ndryshme të aleatëve për kreun e PS, Edi Rama. Edhe vetë aleatët e PS, janë ndarë në dy rryma e dy qëndrime.
Kështu, është një pjesë e aleatëve si Ngjela, Dule apo të tjerë, që kërkojnë bashkëpunim me PS në bazë të kontributit të tyre elektoral.
Por është një rrymë tjetër brenda koalicionit, ku më flamurtar janë Ndoka e Milo, por edhe disa krerë të tjerë partish, që kërkojnë të kenë garanci të forta nga PS, për të qenë në listën e sigurt të deputetëve në Tiranë. Praktikisht, kërkohet në një farë mënyrë rikthimi i fenomenit 'Dushk', aq shumë të debatuar nga ndërkombëtarët. Edi Rama, kryetar i PS, është ndjerë i surprizuar në tryezë kur ky opsion i kërkuar nga disa aleatë është hedhur në tavolinë. Lajmi i ka rënë "si bombë" partisë më të madhe opozitare, PS. Nuk ka pasur shumë nevojë të mendohet Edi Rama ndërkohë që ka sqaruar aleatët e tij në takimin e fundit, se një gjë e tillë është absolutisht e papranueshme për Partinë Socialiste.
Gjinushi, në një intervistë për shqiptarja.com, thotë se me PS nuk kanë problem për listën e deputetëve, por probleme parimore. Ndoka nga ana e tij, për shqiptarja.com, thotë se Edi Rama është refraktar, dhe ndoshta nuk do të ketë ecje përpara të koalicionit. Petro Koçi nga ana e tij, po për shqiptarja.com, thotë se duhet "një zgjidhje që të motivojë aleatët, dhe jo thjesht te listat", duke shtuar se "deri tani nuk ka asgjë të saktë". Ndërkohë që Ndre Legisi, që është edhe kordinatori i PS për aleatët, thotë se gjithçka po ndodh është në frymën e mirëkuptimit, në mënyrën sesi do të hartohet kodi zgjedhor, dhe mbi bazën "e një marrëveshjeje qeverisjeje" mes aleatëve, por jo mbi bazën e ndarjes së posteve në parlament, siç nënkuptohet nga shprehja.

PO ÇFARË NDODH?
Të pasigurt për votat që do të marrin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke parë se strukturat e partive të vogla në Tiranë e rrethe prej kohësh nuk funksionojnë, duke qenë se vetë krerët e këtyre partive po shohin aktivitetin gjithnjë e në rritje të Partisë Socialiste, disa prej tyre, kanë vendosur një kusht përballë Ramës: Ne deputetë të sigurt në listën e PS në Tiranë.
Kjo do të thotë, se duke marrë parasyshgati 125 mijë votat që mori Edi Rama në fushatën e fundit në Tiranë të shpërndahen për tua dhënë 9 aleatëve të PS, (sepse zgjidhja nëse do të ishte e tillë, që s'ka mundësi të ndodhë, do të bëhet për të gjithë njëlloj), reagimi i bazës, i strukturave të PS, do të jetë shumë i fortë. Të gjitha këto poste deputetësh në kryeqytet, do t'u hiqen socialistëve, dhe duke pretenduar se PS në Tiranë merr gati 16 deputetë, rebelimi i bazës do të jetë i tejskajshëm.
Nga ana tjetër, vetë krerët e këtyre partive të vogla, janë nën presion sesa vota mund të marrin partitë e tyre në zgjedhjet e përgjithshme në bazë të kodit që po bëhet mes PD e PS tani në kuvend. Por në rastin më të keq, nëse ata do të përfshiheshin në listat e PS, kjo do t'i kthente ata as më shumë e as më pak, si anëtarë të Partisë Socialiste. Partitë e tyre nuk do të ishin as parti satelite të Partisë Socialiste. Dhe në fund, një tjetër pyetje lind nëse një gjë e tillë do të realizohej: Cili elektorat do të votojë krerët e këtyre partive të vogla, nëse ata do të jenë në listat e sigurta të PS. Pse do t'u jepeshin këtyre partive vota qoftë në Tiranë apo edhe në rrethe? Në këtë skemë, dukej se edhe roli dhe funksioni i pothuajse të 9 partive të koalicionit opozitar, të zbehej së tepërmi.

ZGJIDHJA
Në zyrat e PS gjithsesi ka ende shpresë që aleatët të bien dakord për një zgjidhje përfundimtare, që do ti vendoste ata drejt një marrëveshjeje qeverisëse, dhe jo drejt një marrëveshje për përfshirje të emrave të tyre në listat e sigurta të PS. Ndre Legisi, si koordinator i PS me aleatët, nuk pranon që të ketë "divergjenca" kaq të mëdha mes tyre, edhe pse fjalët e tij përgënjeshtrohen nga prononcimi I Nard Ndokës për shqiptarja.com, ndoshta ndër më radikalët e anëtarëve të koalicionit. "Rama ishte refraktar, shprehet Ndoka, nuk do të ketë një frymë bashkëpunimi".
Nuk dihet nëse e thotë këtë se kërkon të marrë maksimumin nga PS, apo nëse po i bën presion këtyre strukturave, për të hyrë i sigurt në katër vitet e pas 2013 në parlament.
Ndërkohë që marrëveshja e pretenduar nga PS për aleatët, duke qenë një marrëveshje për të ndarë qeverisjen, presupozon që aleatët të përfaqësohen në qeveri, sipas votave që do të sjellin në koalicion, për ta sjellë atë në pushtet.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Euopës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolet e 21 personave mes tyre gazetarëve Qyno e Hoxha

SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Euopës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolet e 21 personave mes tyre gazetarëve Qyno e Hoxha