Aleati i Bashës rrëfen bisedën me Metën: Ishte i shqetësuar, pres të shpërndajë Parlamentin

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka kërkuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta që të shpërndajë parlamentin, pasi sipas tij nuk ka 140 deputetë. I ftuar në emisionin '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv, Ndoka tha se duke njohur axhendën e Metës, pret që ai të shpërndajë parlamentin. "Me mosveprimin e tij, Presidenti bie ndesh me Kushtetutën, duhet të shpërndajë parlamentin. Nuk është kjo pjesë e axhendës tonë, pasi për ne është i jashtëligjshëm ai parlament. Për zyrën juridike të Presidentit, besoj që në momentin e duhur do të shprehet edhe një lidhje me Kuvendin. Ekziston mundësia ta shpërndajë, nëse nuk e bën do të jetë një gafë e madhe. Ai e ka për detyrë, kur një parlament nuk ka 140 deputetë, Presidenti me një dekret duhet ta shpërndajë. Meta është politikan karriere, nuk është frikacak që fshihet pas procedura. Dekreti për shpërndarjen duhet ta bënte në afatet Kushtetuese që ti japë mundësi edhe klasës politike që të reflektojë. Duke e njohur axhendën e tij politike në lidhje me parlamentin e pres" tha ai.

Pas vendimit të Kuvendit që votoi me 100 vota rezolutën ku radhiteshin argumentet pse dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte antikushtetues, Ndoka tha se opozita e re që bashkoi votat me PS-në në Kuvend është e blerë nga Rama.  "Votimi është demaskim i vetvetes, një opozitë e sajuar nga Rama, numra të blerë. Me ato numra që ka blerë Rama i ka për një ditë të keqe edhe për këto raste. Asnjë lloj procedure nuk ka asnjë lloj rëndësie, ai është Kuvend nul, anti kushtetues. Presidenti do të marrë një hap përtej asaj edhe në lidhje me parlamentin. Kryetari ka 100 deputetë në resht" tha ai.

Më pas, Ndoka tregoi edhe atë që bisedoi me kreun e shtetit për konsultimet për datën e re të zgjedhjeve lokale, pasi anuloi 30 Qershorin. 'Diskutuam për dekretin dhe problematikën politike. I përcollëm falenderimet tona në emër të pesë partive, e vlerësojmë gatishmërinë. Në një farë mënyrë ishte kërkesa jonë. Nuk besoj se është ndikuar drejtpërdrejt nga kërkesa jonë, por ishte një argument më tepër. Ai kërkoi edhe mendimin tonë si e gjykojmë daljen nga kjo spirale, dhe datën e zgjedhjeve. Përsa i përket zgjedhjeve ishte i shqetësuar për një datë për zgjedhjet, na kërkoi mendimin. Shfaqi disa pakënaqësi në lidhje me opozitën, na përmendi edhe djegien e mandateve" tha Ndoka.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ela: 13/06/2019 20:41

    o gomar a ke akoma qull ne goje? ti je me idioti qe ke pat fat se ke lepire bytheen e sales

    Përgjigju
  • sula: 13/06/2019 19:22

    Si ky dobi ka dhe aleatet ,mjere Shqipnia qe ka kto politikan .Zoti na paska mallku ne kta debila

    Përgjigju
  • Leonard: 13/06/2019 19:04

    Mos nxirrni keta "dythundrake ripertypes" sepse eshte ofendimi me i madh per mesataren e intelektit te shqiptareve. Kete as per coban dhish nuk do ta pranonin.

    Përgjigju
  • fisheku: 13/06/2019 18:41

    ja dhe Nard pyka me shpikjen e rradhes si shume te llojit te tij. Mandati i Kuvendit nuk eshte plotesuar. Terheqja apo shperberja e tij behet nga presidenti me KERKESEN e kryeministrit (jo te Kryeministrit Luli endacak dhe enderrues) dhe jo te Nardit dhe lajkojve te tjere qe jane te mendimit ne jemi opozite mazhorance qeveri kryeminister te rruges dhe do te behet cfare te themi ne dhe i deshtuari Mr. President. Sa qesharak po beheni perdite.

    Përgjigju
  • Titi: 13/06/2019 18:22

    Po pse oooo...Si te quaj une ty se nuk te ka mbet epitet pa te vene shqiptaret kush ju pyet juve o fundrrina te vendit se skeni len gje qa ber.nuk jan dele parlamentaret qe te shperndahen ashtu si thua ti hahbhahaha.e nqs ka diqka per te shperndar do jeni ju qe do tju shperndajn neper burgje te ndryshme kesaj i drubeni ju maskarej mendoni se do vdisni nje dit dhe do jepni dhogari por nuk do e kaloni ate provim si nuk do kaloni kte qe po jepni para popullit SHQIPETAR ktu jeni djeg si figura politike po andej do ju digjet shpirti.Nardi mendon se muaji me I shkurt I vitit eshte maj se ka tre shkronja hahabhaaba he dele dele

    Përgjigju
  • CaBone: 13/06/2019 18:09

    Shhhhhhh qetsi tani se po fol lartmadhria e tij toci kuklles

    Përgjigju
  • Populli: 13/06/2019 18:07

    Injoranca e ketij njeriu i kalon vlerat e normale! =! Eshte republike parlamentare dhe jo presidenciale! Presidenti mbaroi qe sot me 100 vota kunder iku, u dogj. Alentia do qeshte po ta shikonte! E moret me qafe ju

    Përgjigju
  • zjarri: 13/06/2019 17:54

    hahahah ik mer . jemi republike parlamentare, deri ne hale nuk shkojme me mendjen tende o hajdut barnash. para republika parlamentare, poshte qelbesirat e kombit!

    Përgjigju
  • Toni: 13/06/2019 17:24

    Kemi republike parlamentare jo presidenciale! Me pak fjale,presidenti eshte thjesht nje figurant ndersa pushtetin e ka parlamenti! Me politikane idiota si ky dhe qelbesira si Meta eshte e veshtire te futemi ne Evrope!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja