Bardhi mandatohet për negociatat me ‘Rithemelimin’: Flasim me Palokën, për Berishën s'kemi ndryshuar mendim! Ish-Kryeministri: S'kam dhe s'pranoj kushte

TIRANË- Opozita ka nisur negociatat për të shkuar drejt zgjedhjeve vendore të 2023 me një kandidat të përbashkët, duke e cilësuar kështu si e vetmja mënyrë për të mundur “armikun”, Edi Rama. Hapi i parë është hedhur sot, ku grupi parlamentar i PD-së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kanë mandatuar Gazment Bardhi, si personi kyç që do të negociojë me PD-në e Berishës.

Në përfundim të mbledhjes, Bardhi ka sqaruar se ky vendim nuk është tregues se njohin Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike, e ndërsa sqaroi se kompetenca e tij është për t’u ulur në negociata me palët tjetër të PD-së, duke mos përfshirë Partinë e Lirisë së Ilir Metës. Bardhi tha se kushti i vetëm është që të “mos ketë asnjë kusht nga asnjë palë”.

“Çdo çështje tjetër që i mbivendoset kësaj çështje (për zgjedhjet vendore) është tentativë për të bllokuar bashkëpunimin për demokratët, nuk ka ndodhur asgjë për të ndryshuar mendim, opozita dhe më së pari PD duhet të ketë bashkë një kandidat. Jam mandatuar për të folur brenda PD, pastaj si do shtrihet me partitët e tjera opozitare, do vendoset. Pa asnjë parakusht apo kusht, për një hall të përbashkët, si të mundim Edi Ramën”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, Sali Berisha po zhvillon një takim me Kujtim Gjuzin, Nard Ndokën dhe të 'vegjlit' e tjerë. Teksa po futej në selinë blu, Berisha komentoi negociatat me grupin e Enkelejd Alibeajt, ku tha se nuk ka asnjë kusht, por nuk do të pranojë as nga pala tjetër. Berisha theksoi se nuk do të heqin dorë nga primaret. 

Një vendim i tillë, vjen vetëm pak ditë pasi Sali Berisha i shtriu dorën Alibeaj që të bashkëpunojnë për vendoret. Teksa Rithemelimi ka njoftuar aleancën me Ilir Metën dhe partitë e vogla si dhe ka inciuar procesin e primareve, ende nuk dihet se si do të gjejnë dakordësi për mënyrën e daljes në zgjedhje me 1 kandidat. 

Kujtojmë se Berisha i shtriu dorën edhe për propozimin e reformës territoriale Kreut të Grupit Parlamentar, Alibeaj, pavarësisht se që prej kthimit të tij me Foltoret dhe largimit të Lulzim Bashës, ka hedhur akuza ndaj tij si bashkëpunëtor me qeverinë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:42
Negociatat mes opozitës, Dash Sula: Mos të përsërisim gabimin e 6 Marsit

Opozita ka nisur negociatat për të shkuar drejt zgjedhjeve vendore të 2023 me një kandidat të përbashkët, ku sot grupi parlamentar i PD-së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kanë mandatuar Gazment Bardhi, si personi kyç që do të negociojë me PD-në e Berishës. Deputeti Dashnor Sula duke reaguar ndaj këtyre zhvillimeve politike, nëpërmjet  një postim në Facebook shkruan se për demokratët do të ishte gabim i rëndë që të përsëritej gabimi i “papjekurisë së 6-marsit”, ku opozita doli me dy kandidatë të ndryshëm. 

Duke iu përgjigjur deklaratës së Flamur Nokës i cili tha nuk është kurrë vonë për një tërheqje të padisë për vulën e PD-së, Sula shkruan se vendosja e kushteve apo e parakushteve ndihmon vetëm partinë në pushtet. 

“Opozita me kandidat të përbashkët!

Të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD janë në parlament me votat e demokratëve. Ndaj në zgjedhjet lokale do të ishte gabim i rëndë të përsërisnim papjekurinë e 6 Marsit.

Bashkimi i PD në një qëllim të vetëm: ti japim demokratëve një kandidat të përbashkët më të mirë se ata të mazhorancës duhet të jetë obligimi i të gjithëve neve. Ditët e fundit ka patur sinjale pozitive brenda nesh që në këto zgjedhje që janë më afër qytetarëve të lemë mënjanë mosdakordësitë brenda vetës dhe tu paraqitemi demokratëve dhe shqiptarëve me një kandidat të vetëm.

Në këtë aspekt të gjithë duhet të bëjmë përpjekjet maksimale që ta çojmë përpara këtë frymë pa vendosur kushte. Në këtë frymë u caktua sot edhe z. Bardhi për të diskutuar me pjesën tjetër të kolegëve tanë. Nga ne nuk ka kushte në përpjekjen për të gjetur rrugën e duhur për të dalë përballë kundërshtarit tonë politik Edi Rama me një kandidat të përbashkët.

Kjo do duhet të ndodhë edhe me pjesën tjetër të grupit tonë. Vendosja e kushteve apo e parakushteve ndihmon vetëm partinë në pushtet. Jo vetëm demokratët por të gjithë shqiptarët nuk e meritojnë keq qeverisjen nga kjo mazhorancë. Ndaj edhe neve duhet të na shqetësojë kjo gjë e të gjithë së bashku të bëhemi alternativë.

Si një familje e cila pavarësisht mërive të momentit në kohëra të vështira bëhen bashkë, ashtu edhe ne si një familje e madhe në kushtet kur të gjithë pushtetet janë përqendruar në një dorë dhe shqiptarët po detyrohen të largohen çdo ditë, duhet të lemë mënjanë interesat e ngushta e duhet të bashkohemi për ti kthyer pushtetin lokal qytetarëve duke u bashkuar.”, shkruan Sula në Facebook.

Ora 18:50
'Të tërheqin padinë'/ Gjekmarkaj- Nokës: Valëvitjet e flamurit në erën e ndarjes duhet të ndalen! I zoti e shet, tellalli s'e jep

1665426149_AgronGjekmarkaj.jpg

Agron Gjekmarkaj, në një reagim në “Twitter”, i është përgjigjur deputetit të PD Flamur Nokës, pas një deklarate të këtij të fundit lidhur më bashkëpunimin e opozitës.

“Valëvitjet e Flamurit në erën e ndarjes duhet të ndalen. I zoti e shet tellalli se jep. Pa kushte, pa histori të vjetra si prita për qëllimin final”, shkruan Gjekmarkaj.

Noka u shpreh se Partia Demokratike duhet të jetë e bashkuar dhe se bashkëpunimi është në interes të demokratëve, duke theksuar “Koha për të reflektim nuk është kurrë vonë. I falënderoj. Tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që jemi bashkë për një qëllim. Por sigurisht, ka kohë gjithmonë”.

Ora 18:44
Negociatat me Bardhin, Noka: Nuk është kurrë vonë për reflektim, të tërheqin padinë për vulën e PD

 

Deputeti Flamur Noka ka folur pasi grupi i Enkelejd Alibeajt mandatoi Gazment Bardhin për të negociuar me Rithemelimin për zgjedhjet vendore. Noka tha për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku se nuk është kurrë vonë për reflektim dhe se një tërheqje e padisë për vulën e PD do u jepte demokratëve sinjalin e bashkimit.

“Koha për të reflektim nuk është kurrë vonë. I falënderoj. Tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që jemi bashkë për një qëllim. Por sigurisht, ka kohë gjithmonë”, kështu është shprehur Flamur Noka.

Ora 17:40
Negociatat me Bardhin, Berisha: S’kam kushte, por nuk pranoj as nga pala tjetër! S’heq dorë nga primaret

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur në selinë e Partisë Demokratike, kryetarët e partive jo parlamentare. Teksa po futej në seli, Berisha u pyet për negociatat që do të zhvillohen me grupin e Enklejd Alibeajt. Berisha tha se nuk kanë kushte, por është i hapur për bisedime. Teksa theksoi se nuk do të pranojë as nga pala tjetër kushte, si edhe s’do të heqë dorë nga primaret.

Zoti Bardhi është emëruar si përfaqësues i grupit tjetër?

As kam kushte dhe as nuk marr kushte. 
Mirëpres cilindo që dëshiron të kandidojë apo të propozojë, të debatojë. Hapje e plotë dhe totale.

Nuk tërhiqeni nga primaret? 

Nuk mund të tërhiqem nga primaret, kush i ekzistencës. 
Nuk tërhiqet kush nga primaret. 
Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqet nga primaret.

Ora 16:58
Vendoret/ Pas marrëveshjes me partitë aleate, Berisha thërret në takim Kujtim Gjuzin, Nard Ndokën dhe të 'vegjlit' e tjerë

1665418563_WhatsAppImage20221010at17.36.42.jpeg

Sali Berisha ka nisur punët për zgjedhjet vendore të 2023. Pas aleancës që bëri me partitë aleate të PD-së, Report Tv mëson e ish-kryeministri ka takuar Kujtim Gjuzin, Nard Ndokën dhe të 'vegjlit' e tjerë. 

Ora 16:35
I mandatuar për negociata ‘Rithemelimin’, Bardhi: Të ulemi në tryezë pa asnjë kusht! S’ka ndryshim mendimi për Berishës!

I mandatuari për të negociuar me Rithemelimin, Gazment Bardhi ka bërë me dije se do të shkojë në bisedime, ku palët duhet të ulen në tavolinë pa asnjë kusht. Ai ka theksuar se kjo nuk do të thotë se njeh Sali Berishës si kryetar i PD.

“Si do biem dakord, më shumë durim, që të mos paragjykoj as unë qëndrimin e Palokës dhe e kundërta, çdo çështje tjetër që i mbivendoset kësaj çështje është tentativë për të bllokuar bashkëpunimin për demokratët, çdo çështje tjetër nuk ka ndodhu asgjë për të ndryshuar mendim, opozita dhe më së pari PD duhet të ketë bashkë një kandidat. Jam mandatuar për të folur brenda PD, pastaj si do shtrihet m partitët e tjera opozitare, do vendoset. Pa asnjë parakusht apo kusht, për një hall të përbashkët, si të mundim Edi Ramën”, tha Bardhi.

Ora 14:28
‘Askush nuk mund ta çojë PD në skenarin e 6 marsit’ Grida Duma për zgjedhjet: Të dalim me një kandidat

1665405032_8000duma1.jpg

Zgjedhjet vendore të 2023, po vijojnë me zhvillime politike të cilat janë përqëndruar kryesisht te mundësia e një bashkimi si një opozitë e vetme. Mundësinë e daljes së opozitës me një kandidat të përbashkët e ka konsideruar edhe deputetja demokrate, Grida Duma. Në mënyrë që të shmanget një 6 mars i dytë.

Në një komunikim me gazetarët para mbledhjes së grupit parlamentar të PD, deputetja demokrate u shpreh se opozita duhet të dalë me një kandidat, duke theksuar se shqiptarët presin unifikim të opozitës.

“Një kandidat dhe askush nuk ka të drejtën të çoje më PD në skenarin e 6 marsit. Le të diskutojmë dhe të qëndrojmë në interesin e demokratëve dhe të opozitës. Opozita dhe demokratët dhe më gjerë, shqiptarët presin një opozitë të unifikuar, kur mendojmë që mund të unifikohemi me të gjithë aleatët të vegjël apo të mëdhenj brenda vetes e kemi detyre”, u shpreh Duma.

E pyetur nëse kandidatët duhet të dalin përmes primareve, Duma u shpreh se një metodë e mirë për identifikimin e kualiteteve të mira.

‘Mënyra sesi identifikohen kualitetet e mira për të garuar, mund të jenë edhe primarët. Derisa diskutojmë që ka bashki për aleatët mirëkuptimi dhe vazhdimi i diskutimeve duhet të jetë i gjithanshëm.’- tha Duma.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/10/2022 01:53

    Dhelpra plake S.B, as ve,as pranon kushte!!Sigurisht qe nuk ve dot se eshte /non grata/ nga dy shtete dhe rrezikohet nga te tjere,per te mos folur per hetimet qe po i behen,eshte kaq i diskretituar,sa qe po ju lutet e po u shtrin doren te gjitheve,vetem qe t'a zgjase mbijetesen dhe ca kohe ne politike,per arsye qe dihen.Dhe te mendosh qe dikur ishin te tjeret qe i luteshin ketij!Dhe nga ana tjeter,nuk pranon kushte se kerkon ne menyre hileqare te vetvendoset ne krye te PD dhe opozites dhe t'ju imponohet te gjitheve me detyrim.Ne mendjen e tij,askush nuk mund t'a ndaloje S.B,askush nuk mund t'i thote /JO/.Tamam autokrat orientalo-lindor partie.

    Përgjigju
  • Jimmy: 10/10/2022 20:48

    Me gjuzin e noken do fitoni!ata skan elektoral! Jane ku rafsha mos u vrafsha!

    Përgjigju
  • Mul Magjari: 10/10/2022 20:07

    Heu bre, Mul magjari paska dhen intervist. O mul, po dhe 1 minute qe fole mezi i lidhe dy llafe o trutallash. As vet nuk po e kuptoje se cfar po thoje. Lum Salih Hundspata qe te ka.

    Përgjigju
  • Paul: 10/10/2022 19:06

    MOS U PAJTO ME SALIUN O ALIBEAJ,, AI ESHTE O MBARUAR,,,AI C'FARE NUK TE THA TY,,,I SHITUR TEK RAMA,,,BEN LOJEN E RAMES,,,,PO U PAJTOVE ME SALIUN DO PERFUNDOSH NE KOSHIN E HOSTORISE NJESOJ SI SALI KRIMINELI....

    Përgjigju
  • Eni: 10/10/2022 18:54

    Gazi eshte me i ndjeshem prandaj e vendosin mes konfliktit hahaha

    Përgjigju
  • Arbi: 10/10/2022 18:52

    E paskan gjetur ndermjetesuesin keta midis dy pd-ve

    Përgjigju
  • DELIRANTI BULES REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 10/10/2022 18:18

    O Shoku Sali ish sekretari partis punës po hik mor bur nga politika se je bo bajat e shum njerëz stë shofin dot me sy. Po po shkon 80 vjeç e 100 shkofsh po Lei njerzit rehat mjaft halle i ke sjell. Kalon ditët që të kan ngel pa politik o shoku Sali. Falemnderit për mirkuptimin me respekt e me dashuri nga PREFESOR Rexhep Bule Leka. [ kepi ]

    Përgjigju
  • Drejtori Rtsh: 10/10/2022 17:50

    Me Gjuzin e Ndoken e ke te sigurt fitoren o Sale

    Përgjigju
  • Lami: 10/10/2022 16:11

    Mendo te jet edhe kjo ministre, si shume nga pilivesat e rames?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani