Të gjithë turistët që janë në Brazil për Kupën e Botës, kanë mundësi që gjatë ditëve kur skuadra e tyre e preferuar nuk luan të bëjnë guida nga me fantastiket nëpër ligatinat e shumta të Brazilit ku mund të shohin kafshë nga më të veçantat, duke nisur nga aligatorët, deri tek piranjat.
Guida njihet si “Peshku i Vogël” dhe ndërsa turistët janë shumë të entuziasmuar ndërsa shikojnë dhe kalojnë kafshët ujore por dhe majmunë të ndryshëm, drejtuesit e guidës tregojnë se kanë 10 vite që e bëjnë këtë udhëtim ndaj shumica prej kafshëve kanë nga një emër, që përgjithsisht janë emra të ish-futbollistëve më të mirë të shkuadrës kombëtare.
Udhëtimi nis nga Pantanal që është dhe ligatina më e madhe e vendit, me një madhësi gati sa e gjithë Britania dhe ndodhet në qendër të Amerikës Jugore.
Ky aktivitet bëhet për t’u mundësuar shumë turistëve aventura dhe emocione të forta në botën e egër, por njëkohësisht vjen dhe si një iniciative e qeverisë Braziliane dhe FIFA-s për t’i prezantuar gjithë botës, botën e pasur që ka vendi, të përllogaritura me 1,000 lloj zogjsh të ndryshëm, 300 gjitarë dhe 9,000 specie vertebrorësh të cilët kanë dhe vëmendjen më të madhe të turistëve.
Drejtuesi i guidës eksperimenton me aligatorët duke ju afruar shumë pranë, duke ju treguar dhëmbët e duke ju tërhequr vëmëndjen, çka i bën turistët të jenë të intriguar nga rreziku dhe frika që krijohet në një botë të egër plot të papritura. Ai nuk premton që kafshët do të shfaqen gjithmonë, megjithatë më e sigurta që mund të bëjë është vizita në një habitat natyral të aligatorëve çka është gjithnjë një surprizë për vizitorët, të cilët nuk kanë parë më parë një kafshë të tillë përveçse në televizion.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com