Alimehmeti: Testi i shpejtë në kufi po kthehet në taksë! Varianti MU i COVID alarm fals, 98.1% e të prekurve me Delta! Të vaksinohen dhe shtatzënat pas muajit të 3-të

TIRANË- Pamjet që sot ofroi pika e kalimit kufitar, Morinë, ku qytetarët janë grumbull për të bërë testin e shpejtë në kufi, që nga sot është kthyer në një kusht i domosdoshëm, për epidemiologun Ilir Alimehmeti janë të patolerushme. Në studion e Report Tv, Alimehmeti thotë se testi i shpejtë po kthehet në një taks, më tepër se një mjet që mbron shëndetin, prandaj vë theksin që duhet një organizim më të mirë. 

“Ajo do një organizim më të mirë, nuk është e tolerueshme, duhet marrë masa që të kenë distancë, organizim, të evitohet në çdo mënyrë grumbulli, ai është negativ në ato momente, por nëse infektohet aty, do infektojë një tjetër, bëhet thjesht në taks, nuk ka efekt shëndetësore, por nga ana tjetër, vetë testi nuk ka ndonjë efekt të madh”, tha Alimehmeti.

Në një kohë që varianti MU ka përhapur frikë se do të përsëritet një skenar i ngjashëm me DELTA,  epidemiologu Ilir Alimehmeti ka “qetësuar” qytetarët, duke thënë se e gjitha është një alarm fals dhe për këtë ka dhënë argumente shkencore. 98.1% e rasteve të reja në Europë, pjesë e të cilave është Shqipëria, janë të prekur me janë Delta, ka sqaruar ai në studion e Report Tv.

“Ne po infektohemi me Delta, 98.1% e rasteve të reja janë Delta, MU për momentin duket në alarm flas, sepse në mënyrë paradoksale mbrojtësi jonë është Delta, ai duhet të mbizotërojë Deltën, ndërkohë që është e kundërta, Anglia që e deklaronte në Europë, janë vetëm prej udhëtarë , pra po të kishte MU, do i gjente Anglia”, tha Alimehmeti.

Për shkak të rritjes së rasteve të reja, vendi ynë, si edhe disa shtete në botë, kanë shtrënguar masat anti-COVID, por për Alimehmetin, është e gabuar! Kjo sepse sipas tij, në këtë fazë të pandemisë, nuk duhet t’u jepet më rëndësi rasteve të reja, por shtrimeve në spitale që aktualisht në Shqipëri janë në gjendje stabël. Ai këmbëngulë që masat e reja duhet të bazohen mbi shtrimet në spitale dhe jo rastet e reja.

“Ne shohim qartë që është i njëjti virus, Delta si këtu në rajon dhe nuk duhet të shohim më rastet e reja, të ruajmë infektimet nuk duhet të shihen më, duhet të shohim rastet e rënda, ne këtu kemi më pak të shtruar. Dhe ditën kur të gjithë të jenë të imunizuar, e dimë që grafiku i personave të shtruar duhet të jetë sa më i ulët, pa i dhënë rëndësi rasteve të reja. Masat e reja të bëhen mbi shtrimet në spitale, dhe jo raste të reja, kështu e ka Gjermania, Anglia, Italia” , tha ai.

Një problematikë është që është hasur jo pak gjatë këtyre muajve, ku vendi ynë është nën “pushtetin” e virusit, është marrja e antibiotikëve nga qytetarët si një masë paraprake. Në studion e Report Tv, Alimehmeti tha se ky vendim sjell më shumë pasoja negative nga sa mund ta mendonim.

“74% e qytetarëve kanë marrë antibiotik kot, me parimin do i dal para, por kjo ul forcën imunitare, dhe s’po e lë trupin të bëjë luftën që trupi do e bënte natyrshëm, pjesa tjetër i ka pasur të nevojshme”, tha Alimehmeti në Report Tv.

Në 24 orët e fundit, vendi ynë ka regjistruar 896 raste të reja me COVID dhe 3 viktima në vend! Në total 132 qytetarë të shtruar në spital, 30 prej të cilëve te COVID-3, e ndërsa 14 janë në gjendje të rëndë!  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Alimehmeti: Të vaksinohen edhe gratë shtatzënë pas muajit të tretë! Vaksina nuk ndikon në fertilitet

 

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë një mesazh për skeptikët që refuzojnë të bëjnë vaksinën mbi pasojat që ajo mund të ketë në të ardhmen, Në studion e Report Tv, ai thotë se nga studimet e deri tanishme, nuk ka të dhënë që vaksina shkakton probleme për fertilitetin te gratë dhe burrat, e ndërsa e rekomandon marrjen e vaksinës edhe për gratë shtatzëna, por pas muajit të tretë.

“Kemi studime mbi Pfizer dhe Astrazeneca nuk kemi risk po t’ia japim grave shtatzënë, nuk ka risk, është studiuar dhe fertiliteti dhe nuk është parë ndonjë problem. Ne e dimë që tre muajt e parë duhet të kemi shumë kujdes, a kemi mundësi ta bëjmë nga muaji 4-5, por nga ana tjetër nëse nuk janë ende shtatzënë, më mirë të vaksinohet tani dhe ta shtyjnë shtatzëninë pas 6 muajsh, se vaksina qëndron 10 orë në trup”, tha Alimehmeti.

Ora 12:06
Alimehmeti: Testi i shpejt në kufi po kthehet në taksë! Grumbullimet të patolerueshme

 

Nga sot, (6 shtator),kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID në kufi, që kanë shkaktuar edhe një grumbullim të qytetarëve në zonat kur bëhen testet e shpejta. Për epidemiologun, Ilir Alimehmeti, këto grumbullime janë të patolerueshme.

“Ajo do një organizim më të mirë, nuk është e tolerueshme, duhet marrë masa që të kenë distancë, organizim, të evitohet në ço mënyrë grumbulli, ai është negativ në ato momente, por nëse infektohet aty, do infektojë një tjetër, bëhet thjesht në taks, nuk ka efekt shëndetësore, por nga ana tjetër, vetë testi nuk ka ndonjë efekt të madh”, tha Alimehmeti.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy