Alketa Vejsiu rikthehet tek 'Top
Channel'? Ja e vërteta e lajmit

Alketa Vejsiu rikthehet tek 'Top<br />Channel'? Ja e vërteta e lajmit
Moderatorja Alketa Vejsiu, do të rikthehet sërish në ‘Top Channel’ aty ku ka marrë hapat e parë të karrierës së saj.

Vejsiu do të jetë pjesë e panelit të të ftuarve gjatë natës së çmimeve ‘Oscar’ i cili do të drejtohet nga Ledion Liço. Ka qenë vetë moderatoja e dashur për publikun që ka dhënë lajmin për rikthimin  e saj në ‘Top Channel’.

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në Instagram Vejsiu shkruan se çmimet ‘Oscar’, është një nga të paktat gjëra që e bën atë që të sakrifikoje gjumin.

Statusi i plotë
“Është një nga të paktat gjëra që më bën të sakrifikoj gjumin…Po nisa të shoh një film që vlen, mund të shoh dy, tre, edhe katër rresht deri sa zbardh dita. Kështu që një natë pa gjumë për #oscarsontop në Top Channel, ka shumë kuptim! Do jem aty për të komentuar në një panel interesant, nën drejtimin e @ledionl që më bëri të shoh pjesën më të madhe të filmave më të mirë të kandiduar…”-, shkruan Alketa në profilin e saj të Instagram-it.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë