I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike dhe nutricionist i njohur nga Suedia, i cili foli për debatin e ditëve të fundit mes specialistëve në lidhje me një raport të OBSH, sa i takon futjes së Aloe verës në listën e substancave kancerogjene.
“Në fillim të bisedës dua të qartësoj se lajmi u bë viral për shkak të një studimi që thotë se FDA ka parë element kancerogjen në lëkurën e Aleo verës, por duhet sqaruar se të dhënat i referohen lëkurës së jashme dhe jo xhelit të bimës” tha Altini, duke kundërshtuar që Aloe vera ka efekte negative. ”Lëkura mund të ketë probleme, por përdorimi i xhelit të bimës, është e provuar shkencërisht që ka vetëm efekte kurative në organizmin e njeriut” shtoi Altini.
“Sipas studimeve, xheli i Aloe verës ndihmon zorrët, stomakun, shëndetin e flokëve dhe vetëm të mira ka për organizmin, ndërsa studimi ka në qendër vetëm lëkurën që ende nuk kanë dalë prova shkencore që të tregojnë lidhje të drejtpërdrejtë më kancerin. Nutricionisti Joka e konsideroi të rëndësishme që të shpjegonte këtë detaj që sipas tij ka krijuar lajme virale, të cilat krijojnë panik tek njerëzit, pa qenë e nevojshme. Në fund të bisedës ai theksoi se njerëzit duhet të vazhdojnë të përdorin Aloe verën, pasi efektet e saj kurative kanë shumë vite që mjekësia i njeh shumë mirë.
MC/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.8%
-
Pak
20%
-
Nuk kam mendim
6.2%
Vota total: 940
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kungulli, ‘bomba e portokalltë’ për shëndetin, Altin Joka: Lufto sëmundjet me zero lekë
26 Mars, 17:27
-
Thundërmushka, magjia e shërimit / Ja si ta përdorni për këto sëmundje, Ylli Merja: Ilaç natyral për kollën
24 Mars, 15:55
-
‘Një javë sa një vit’, Kujdes me fjalët! Jorgo Pulla paralajmëron: Keqkuptime dhe tensione këtë javë /Horoskopi javor 24-30 Mars
24 Mars, 12:55
-
E rrallë/ Rrëfehet kolonelia e parë femër shqiptare në Forcat Ajrore Amerikane! Suzana Gjekaj për Report Tv: Ruajmë traditat e shkojmë në meshën e kishës shqiptare
21 Mars, 16:28
-
A shërojnë përqafimet? Magjia e Oksitocinës, ‘çelësi’ i lumturisë dhe shëndetit
19 Mars, 17:01
-
‘Fillime të reja’, ja ç’do ndodhë këtë javë në hyrjen e Vitit të ri Astrologjik / Horoskopi javor nga Jorgo Pulla
18 Mars, 13:25
-
Stop hipertensionit! Dieta DASH më e mira për 2025 / Altin Joka: Ja përse dieta DASH është më e rekomanduara sot për hipertensionin
12 Mars, 16:22
-
‘Kujdes komunikimin! Pulla paralajmëron: Një javë plot…’ / Horoskopi 10-16 mars për çdo shenjë të zodiakut
11 Mars, 11:56
-
Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 % / Ja kura dhe receta ideale
10 Mars, 14:55
-
‘Krim për shëndetin’, Kujdes! Mos i bëni këto gabime gjatë agjërimit
5 Mars, 16:35
-
‘Asgjë s’do jetë si më parë…’ Kujdes financat!/ Horoskopi 3-9 mars për çdo shenjë nga Jorgo Pulla
3 Mars, 12:42
-
Ndryshime kolosale, trondit Jorgo Pulla: Rikthehet Marsi i 160 viteve më parë / Ja shenjat që preken
27 Shkurt, 14:30