Altin Joka: Fakte mbi kafenë, mitet dhe të vërtetat e saj mbi shëndetin! Sa, si dhe kur duhet ta pijmë

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv, ishte nutricionisti i njohur Altin Joka, i cili foli për kafen dhe benefitet që mund të kemi kur e konsumojmë, sikurse mite dhe fakte mbi të.

”Kafeja është një bimë tropikale që ka prejardhje nga Etiopia, por Universiteti i Harvardit thotë që është ushqim bimor” e nis kështu intervistën Altin Joka, ndërsa shton se është pija e tretë më e konsumueshme sot në botë, pas ujit dhe çajit.

”Në përbërjen e saj kafeja ka 2-3% përbërje kafeine dhe ka 13% proteina dhe yndyrna dhe pjesa tjetër është minerale, kafeja ka 880 njësi antioksidante” shtoi Altini, duke theksuar se kafeja përmban dhe vitaminë B2, B3, B5 dhe B9, si dhe minerale si fosfori, mangani, kalciumi dhe magnezi, ndërsa në vitin 2007 u zbulua se kafeja kishte dhe fibra, që shpesh herë kalojnë dhe nivelet që gjenden në fruta.

”Kafeja është cilësuar dhe si një prej substancave më të fuqishme antiinflamatore për trurin” tha ai gjatë bisedës, sikurse theksoi se konsumim i moderuar i kafes, konsiderohet 2 deri në 4 filxhan në ditë, por kjo varet nga lloji i kafes dhe nga njeriu që e konsumon.

”Një mit që i faturohet kafes është aciditeti që thuhet se shkakton tumore, por nuk është e vërtetë pasi nuk është kafeja baza për të shkaktuar tumore, kjo është e provuar dhe shkëncërisht” tha Altini. Sipas një studimi kafeja është e shëndetshme për zemrën, për mëlçinë, për sëmundjet e parkinsonit dhe alzaimerit, ndërsa ul dhe problemet e diabetit deri në 30%, duke ndaluar sëmundjen e diabetit apo prodhimin e insulinës si dhe goditjet në tru deri në 17%, sikurse shmang sëmundjet kardiovaskulare, pra problemet e zemrës.

Pyetjes së moderatores se a rekomandohet të pihet kafeja esëll, a sjell ndonjë problem për organizmin, Joka i përgjigjet:

“Në momentin që ne zgjohemi nga gjumi, nivelet e kortizolit fillojnë e rriten, niveli i kortizolit është vërtetuar nga aspekti fiziologjik metabolik në trupin tonë që midis 45 – 50 minuta arrin kulmin dhe pastaj bie, ndaj rekomandohet që ne mos të pijmë kafe në momentin e zgjimit, por pas 50 minutave, por kjo varet dhe nga trupi i njeriut në aspektin metabolik, pasi ka disa njerëz që e prodhojnë nivelin e kortizolit, kulmin e tij për 30 minuta, ndërsa disa të tjerë për 1 orë e gjysëm”.

Gjithashtu e rëndësishme është që kafeja nuk duhet konsumuar 5-6 orë para se të flemë gjumë, pasi do të na shkaktojë pagjumësi dhe do të ndikoj në sistemin tonë nervor, thekson Altini. Sa i takon kafes më qumësht, rekomandohet që të konsumohet me qumështin e tërshërës ose më një qumësht bimësh në qoftë se duam t’a zbusin” shtoi Altini në fund të bisedës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:37
Rituali i gotës së ujit përpara kafesë, Nutricionisti Altin Joka tregon arsyen pse duhet konsumuar uji, por jo vetëm

Në vijim të bisedës në studion e “Rreze Dielli” në Report Tv me nutricionistin e njohur Alin Joka në lidhje me mite dhe të vërteta mbi konsumimin e kafesë, nutricionisti u ndal dhe në faktin pse shumica e njerëzve pijnë një gotë ujë përpara se të gjerbin filxhanin e kafesë.

“Kafeja ka një nivel aciditeti 4.5 – 5 në varësi dhe të llojit të saj, pasi ekspresi është më i lehtë se një kafe e zezë, pra marrim nivel më të ulët kafeine tek ekspresi sesa tek kafeja e zezë. Në një kafe ne marrim rreth 880 njësi antioksidante dhe marrim afërsisht 80-85 mlg kalium, baraz me një sasi të madhe frutash. Uji duke patur një nivel alkain 7.4-8.2 krijon një kompensim me nivelin e Pehashit në kafe. Prandaj dhe uji konsumohet përpara kafesë, gjithashtu për të ulur nivelin acidik mund të përdoret pak kripë. Të parët tanë shtonin në kafe 2-3 grimca kripe, pasi në këtë mënyrë ulet niveli i aciditetit dhe do kemi nevojë të përdorim më pak sheqer, sepse ulet aciditeti dhe kafeja ëmbëlsohet më lehtë. Në ketë mënyrë i bëjmë një favor dhe shëndetit tonë, me një lugë sheqer që ne i shtojmë kafesë automatikisht i kemi shtuar 15 kalori boshe. Gjithashtu mund të konsumohet përpara kafesë dhe një gotë ujë me sodë, sepse soda duke patur një nivel alkain 9 bën rikompensimin dhe ekuilibrimin” thekson nutricionisti Joka.   

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edmond (koder rreshen): 26/10/2023 11:59

    Mir per emrat qe i kemi ven keto 40 vitet e fundit,me kombinacione germash,(si emra pokemonesh) apo emra serialesh televize ,po me emrat apo mbiemrat e vjeter c´patet ! Gjokes i paska ren (G) rruges dhe sot lexohet Joka ! Djaloshi justifikohet se ka akoma jet dhe deshir per tu transformua,po si tja bejm Saliut 80 vjecar,me trendin e ri,cili na kishte ven nje lidhse tek dora !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja