TIRANE - Futbollisti i Kombëtares hedh pas krahëve trishtimin për largimin e parakohshëm nga futbolli. Projekti ambicioz me ekipin e femrave, synimet dhe disa mbresa nga karriera e ndërprerë.
Altin Raklli: Rastësisht trajner i femrave, tani dua një trofe
Njohu famën, arriti suksesin, por golat nuk do t’ia kishte kursyer aspak vendit ku për vite me radhë falë talentit dhe punës së tij, kaloi kohët më të bukura. “Po të mundja do t’i kisha bërë dhjetë gola Gjermanisë”,- thotë Altin Raklli. Futbollisti që ngriti peshë stadiumin teksa shënonte një nga golat më spektakolarë me Kombëtaren e Shqipërisë thotë duke qeshur dhe plot thjeshtësi se emri i tij për shumë njerëz i përket të shkuarës. Por edhe pse pa shumë bujë, Raklli është sërish një protagonist i futbollit. Këtë herë në gjini tjetër, në futbollin e femrave, si trajner i ekipit kombëtar të Shqipërisë.
“Kemi gati një vit e gjysmë që e kemi krijuar ekipin kombëtar dhe mua m’u ngarkua kjo detyrë nga Presidenti i Federatës Kombëtare të futbollit, që të merresha me organizmin dhe formimin e ekipit kombëtar të femrave si një sport i ri, si diçka e re në jetën sportive të vendit dhe të Federatës. Është një aktivitet që ka nisur zyrtarisht tri vite më parë me zhvillimin e kampionatit femëror të futbollit dhe tashmë janë tetë skuadra që marrin pjesë në këtë kampionat”.
Altin, të kujtohet kur të bënë propozimin për këtë detyrë?
Në fakt nuk m’u propozua, por mbeti si padashje kjo detyrë për t’u marrë me futbollin e femrave. Normalisht nuk e kisha imagjinuar kurrë që të isha ndonjëherë trajner i një ekipi femëror dhe aq më tepër i një ekipi kombëtar, por fatit nuk i dihet dhe ajo shprehja “kurrë mos thuaj kurrë” është e saktë. Rastësisht një miku im, i cili ishte nga të parët që krijoi ekipin e vet, “Tirana S”, Genc Ymeraj, kishte dëshirën që unë të shikoja njëherë vajzat e tij. Idea ishte që t’i shikoja këto vajza dhe të jepja idenë sesa mund të luanin futboll ato. Shkoja disa herë në seancat e tyre stërvitore dhe në ato moment trajneri që po stërviste këtë skuadër papritmas largohet nga ekipi dhe presidenti i skuadrës m’u lut mua në mënyrë shoqërore që të vazhdoja ta stërvisja skuadrën. Unë ngaqë isha i lirë në atë kohë, e pranova me kënaqësi që t’i ndihmoja këto vajza sepse i shihja katër pesë elementë të mirë në këtë ekip. Bëmë dy ndeshje miqësore dhe dy ekipe të tjera që sapo ishin krijuar. Pas dy muajsh stërvitjeje me këto vajza doli dhe lajmi i mirë nga Federata Shqiptare e Futbollit që do të organizohej kampionat. Deri diku unë u ekspozova si trajner i kësaj skuadre dhe nuk mund ta lija. U futa intensivisht me skuadrën.
Gjermania? Më mungonin “të këqijat” e Shqipërisë
Ka kaluar plot 14 vitet më të bukura të rinisë në Gjermani. Atje u bë i shquar, futbollist në Bundesligë, por sërish koka i mbeti pas nga vendlindja. Sot thotë se atje nuk mungonte asgjë, por “ndonjëherë na mungojnë të këqijat e vendit tonë”. Dhe këto “të këqija’ e bënë të kthehej. “Vjen njëfarë kohe kur çdo njeri e merr malli për vendin e vet dhe do që të kthehet, të paktën për njëfarë kohe”.
Për të shkuarën tënde të famshme çfarë mendon tani?
Ajo e shkuara ime më duket sikur ka kaluar për pesë ditë. Më kujtohet që kam ikur në Gjermani në vitin ‘91-‘92 dhe më duket sikur kam ikur dje. Kaloi shumë shpejt. Dihet ajo që diçka qe e ke me pasion dhe me zjarr të ikën shpejt. Megjithatë jo çdo njeri ka fatin e madh që pata unë. Shumë nga shokët e mi që ishin po aq të mirë sa unë, shkuan në vende jo aq të mirë sa Gjermania.
Momentet më të vështira në sport për ty?
Kam kaluar njëherë një problem më stomak që u keqinterpretua në atë kohë sikur kisha probleme në zemër. Në fakt unë pata një shqetësim të madh në stomak dhe kisha gjashtë orë që rrija në shtëpi me të vjella, dhe mora doktorin në telefon. Kur ai erdhi ishte ora një e natës dhe më dërgoi në spital, ku ishte një doktor roje që për mendimin tim ishte një djalë shumë i ri që sapo kishte mbaruar universitetin. Në të njëjtën kohë u lajmërua edhe gazetari sepse unë isha lojtari më i mirë i skuadrës në atë kohë. Doktori doli me diagnozën që në shqip nuk e di si përkthehet por është diçka e tillë, një infeksion në një muskul të zemrës. Dhe të nesërmen u përhap lajmi. Në fakt unë kisha probleme me stomakun dhe për dy javë u kurova në spital. Doli që unë kisha një gastrit nga ndryshimi i klimës, i ushqimit meqë ishte viti im i parë atje. Mua ky lajm më dëmtonte karrierën dhe menaxheri i kërkoi drejtorit të spitalit të përgënjeshtronte lajmin.
Të vjen keq që e ke lënë futbollin më herët?
Shumë keq. Puna jonë dihet që do e lësh një ditë. por kur e mbyll në një moment që ti e sheh që ke mundësi të vazhdosh të vjen keq dhe unë kështu e kam mbyllur.
Pse e more këtë vendim?
Nuk kam qejf të hyj në detaje sepse nuk ia vlen, por në Shqipëri, në atë kohë, ekzistonte ai fenomeni, “Hajt se këtë e kemi mik dhe duhet t’ia lëmë…. hajt se këtë të mos e dëmtojmë…” Pra, ka fenomene të tilla tolerimesh dhe unë jam mësuar të mos i toleroj dhe të mos më tolerojnë. Kështu kam luajtur futboll unë. Një nga arsyet ishte kjo… Megjithatë duke pasur parasysh pasionin dhe dëshirën që kam them se jam nxituar pak , sepse në ndeshjet ku duhet toleruar mund të mos marrësh pjesë, por do të vijë dita kur në ndeshje do të luash seriozisht dhe mund të marrësh pjesë.
Si ishte jeta jote pa futbollin?
Pasi e lashë futbollin kisha dëshirë të rrija pranë dhe të merresha me menaxhimin e lojtarëve në ekipe të ndryshme, por punova pak sepse isha larg fushës, ndërsa si trajner isha akoma në fushë, ndaj e pranova ofertën.
Pasioni yt për futbollin ishte nga fëmijëria? Kishte lidhje familja?
Padyshim nga fëmijëria. Babai im ka qenë pedagog dhe në atë kohë që kam lindur unë ishte koha kur universiteti ishte shumë i rëndësishëm. Këhtu që objektivi i çdo prindi ishte që ta conte fëmijën në shkollë të lartë dhe babai im ngulte këmbë te mësimet. Por unë mësoja topin nga mëngjesi deri në darkë. Ishte dhurata më e madhe në botë kur më dhuronin top futbolli për vit të ri. Nuk doja asgjë vetëm topa dhe gjela deti që t’i vija për t’u zënë. Shumë shpesh qortohesha se merrja 6 dhe 7, kështu që e kam marrë me dhunë këtë profesion.
Sapo je bërë baba. Për djalin ushqen dëshirën që të bëhet futbollist?
Djalin e kam të vogël, 4 javësh bëri dje (te martën) .. I bëra një test, një ditë në krevat dhe ia hodha topin dhe ai ma ktheu me këmbë menjëherë…(qesh). Është një ndjesi që kur nuk je baba nuk e përjeton dot. Ke një përgjegjësi tjetër, është një ndjesi e bukur. Nëse deri dje thoje si do bëj këtë për vete, tani thua si do të bëj një gjë për djalin. Unë jam tip që i marr gjërat qetë dhe ardhjen e Anselit në jetë, pavarësisht se ka emocionet e kënaqësinë e vet, mundohem ta marr qetë sepse them që është mënyra më e mirë për ta lënë të ecë natyrshëm.
Por me topin nuk prite dhe i bëre provën..
Jo vetëm kur lindi, por edhe më parë, i flisja dhe i thosha: “Babi, mos harro topin... babi…! (qesh)....
Pra, përfundimisht Ansel Rraklli e ka të shkruar fatin si futbollist?
Dëshira ime është kjo po, por varet çfarë do të dojë ai. Nëse do ta ketë me atë pasion që e kam pasur unë, do të jetë perfekt, në të kundërt do pranojmë atë që do ai. Vetëm futbollist nuk bëhesh dot me zor.
Intervista u publikua në suplementin "Fundjava" te gazetës shqiptarja.com
/Shqiptarja.com