Amadeo Nazzari, si “zbarkoi”  në
Durrës me filmin 'Këpuca e Madhe'

Amadeo Nazzari, si “zbarkoi”  në<br />Durrës me filmin 'Këpuca e Madhe'
"Këpuca e madhe " është një film nga Dino Falconi,  i vitit 1940, i cili është cfaqur edhe në qytetin e Durrësit në të njëjtin vit. Është xhiruar  në  stabilimentin SAFA-Palatino në Romë. Ky film i Dino Falconit ishte i frymëzuar nga një film hungarez  "Bors Istvan" i prezantuar   në festivalin e filmit të Venecias në vitin 1939  i bazuar mbi komedinë e Shandor Huniadit (nga Francesko Savia, “Po Dashuri nuk ka”.

Skenari: Një fermer me prejardhej nga fshati prej prindërve natyralë ka trashëguar një tokë në terren të egër dhe të braktisur. Me një punë të rëndë, pa marrë parasyshë trashëgiminë që i takonte vëllait të vdekur, e transformoi shkretëtirën në një fshat të pasur dhe të bukur. Martohet me vajzën e armikut të tij.

Kontributet teknike:
Camillo Del Signore: Skenograf

Carlo Malatesta: Asistent Regjisor

Emanuel Eeiss dhe Mario Amari: Fonia

Maestro Alberto Paoletti: Dirigjent i orkestres

Dott. Gino Rovesti: Konsulent agrar

Filmi dhe pak histori në komentet e shtypit të asaj periudhe
Italianët kanë një fjale të urtë që thotë se fshataret i kanë këpucët e mëdha, por mënjdjen e hollë. Thelbi i kësaj urtësie popullore ka qënë edhe epiqendra e aksionit artistik të  filmit Italian “ Scarpe Grosse” të realizuar në vitet 1940 të shekullit të kaluar dhe që është ndjekur me shumë kërshëri nga banoret e qytetit të Durrësit në atë periudhë.

Rolin kryesor në këtë film e ka luajtur Amadeo Nazzari, i njohur edhe per akrimin mjeshtëror të tijë në flmin “Le Notti di Cabiria” (Netet e Kabiries) me regjisorin e shquar Frederiko Felini. Që në vitin 1957 ka fituar cmimin “Oscar” si film i huaj më i mirë.  Që aktori i shquar i kinematografisë italiane Nazzari  ka qënë në Durrës që në vitin 1940, përmes filmit  “ Scarpe Grosse”,  këtë na e tregon edhe një foto e rrallë që paraqet një grup ushtarësh italianë që kanë ndaluar përpara stendës ku reklamohej filmi, i cili në atë kohë çfaqej në Durrës në kinema “Gloria”.

Në fillim të viteve 40 në qytetin e Durrësit kishte gjithsej 4 kinema ku janë cfaqur filma të ndryshëm. Nga studimet rreth kinematografisë së atyre viteve mësohet se në fillim të viteve 30 kishin filluar që të xhiroheshin edhe dokumentarët e parë mbi shqipërinë si “ Martersa në Nartë”, “Gjueti në Karaburun”, “Bijtë e Shqiponjes së Skënderbeut” dhe më pas filma me metrazh të shkurtër e të gjatë  ku i pari ishte filmi “ Takim në Liqen” me regji të Mihallaq Mones.

Dashuria e Durrsakëve për kinemanë ka nisur që në fillim të viteve 30-të kur ne Durrës është hapur kinemaja e parë “ Gloria” nga një sipermarrës privat nga Tirana. Ai më pas ka hapur edhe disa të tjera dhe në to janë luajtur filma nga më të mire të asaj periudhe kryesisht Italianë, francezë, amerikanë. Në fillim të viteve 40 qyteti me 9000 banorë kishte 4 kinema. Pas clirimit të vëndit, deri ne fillim të viteve 90 përsëri Durrësi kishte 4 kinema, “Iliria”, “14 Nëntori”, si dhe 2 kinema verore, një në plazh dhe një në qytet. Pa përfshirë një sallë kinemaje në Shtepine e Oficereve në Plepa.

Filmat italiane në Durrës, vijimësia e traditës
Tradita e filmave italianë në Durrës, për të cilët duhet thënë se janë preferuar pa masë dhe  pa ndërprerje edhe pas çlirimit të vëndit, ka qënë në vijimesi. Relativisht në vitet 60 dhe me nje intensitet më të madh gjatë viteve 70-të, me filmat kryesisht të rrymes se neorealizmit. Po kjo mori zhvillim më të madh në vitet e mepasëshme të nderrimit të sistemeve shoqërore.

Psh për këtë flet edhe rasti kur  që nga muaji prill 2012, në sallen e teatrit “Aleksander Moisiu” të qytetit të Durrësit një ditë në javë filluan të cfaqen filma Italianë. Në njoftimin e rradhës nga zëdhënësi i Bashkisë Dori Agolli është bërë me dije se edhe në muajin qershor vazhdojnë shfaqjet e filmave italianë në teatrin e Durrësit “A.Moisiu”.

Me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit çdo të mërkurë në teatrin “ A.Moisiu “, të Durrësit në përputhje me të gjitha kushtet bashkëkohore kanë vazhduar të shfaqen produksionet kinematografike, të cilat kanë filluar nga data 25 prill 2012 dhe kanë vijuar deri në muajin dhjetor  të atij viti ku janë shfaqur shumë filma të njohur të kinemasë italiane.

Sipas njoftimit të atëhershëm , filmat që vijuan të çfaqen  çdo të mërkurë ishin nga produksionet më të ndjekura edhe në kinematë e Italisë. Vlen të theksohet se kinemaja italiane në Durrës e cila është një nismë e Institutit Italian të Kulturës ka vijuar gjatë tërë muajit  qershor me projeksionet e disa prej filmave më të mirë italianë çdo të mërkurë në orën 19.00.

Një traditë e vjetër e kinematografisë Italiane në Durrës. E ripertërirë tashmë.

amadeo nazzeri
 
 
Viti 2012-Klaudia Kardilale në Durrës
Në Shqipëri Klaudia Kardinale, është një mit. Por idhulli i saj është Frensis Ford Kopola, me të cilin është takuar po në qytetin bregdetar, në qershor të vitit 2012, ku regjisori i famshëm hollivudian mori çmimin e karrierës.  Ardhja e këtyre miteve për të gjithë fansat në Shqipëri qe bërë  e mundur falë organizimit të  festivalit ndërkomëtar  të filmit veror që është zhvilluar në Durrës.  

Ky organizim  ka   bërë te mundur ardhjen  e një prej divave të kinemasë e njohur italiane në vitet 70. Shtypi vëndas  ardhjen e saje e relatoi: Ne qytetin e Durresit ka ardhur e ftuar nga organizatoret e festivalit te IV te filmit, ikona e aktrimit Italian Klaudia Kardinale e cila u nderua  me cmimin “ Pjata e e Argjendtë”, në një ceremoni  të vecantë për nder të sajë të  zhvilluar në sallën e  teatrit  “Aleksandër Moisiu” . 

Kreu i Bashkisë Vangjush Dako i ka akorduar cmimin “ Pjata e Argjendte”  aktores së konsideruar një divë e kinemtografisë italine të shekullit 20,Klaudia Kardinale, ka zbritur kështu për here të pare në Shqipëri, pikërisht në ditën e katërt të festivalit të filmit në Durrës.

amadeo nazzeri

Aktorja italiano-tuniziane, një yll i epokës së artë të kinematografisë evropiane, e një seks simbol i viteve ‘60, edhe pse sot ne moshën 73 vjeçare, theksonte shtypi në atë periudhë, ka rrëfyer se nuk e dinte shumë  për adhuruesit e saj shqiptar. Me humor, e pyetur mbi ndjesitë e para në Shqipëri, ajo është përgjigjur:

“Bëka shume vape. Nuk e dija qe kisha kaq shume adhurues”. E ndjekur përsëri nga grupi i adhuruesve, Kardinale është ngjitur me pas në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, ku edhe është vlerësuar nga kryebashkiaku Vangjush Dako, me “ Pjatën e Argjendë”.
 
Xhod Beja studim mbi kinematografinë dhe kulturen italiane ne Shqipëri ne vitet ‘30-‘40 të shekullit kaluar
 Në librin “Durrësi dhe italianët”, studiuesi Xhod Beja shkruan se në mënyrë paradoksale me realitetin e sotëm,  në ato vite Durrësi kishte dy kinema të vjetra, “Savoia” dhe “Gloria”, por krahas tyre u hapën me shpejtësi dhe katër të tjera: "Nacional", në qendër të qytetit; "Duca D'Aosta", pranë shkollës "Gjergj Kastrioti"; "Simoncini" në Shkozet dhe "Skënderbeu" pranë ambulancës qendrore.

Ndërsa kujton disa nga filmat më të mirë të shfaqur gjatë asaj kohe si "Casta Diva", "Rigoletto", "Il ponte dei sospiri", "Toto" etj, Beja nuk lë pa përmendur faktin se kinematë kishin për mision edukimin e popullatës përmes propagandës, pasi filmat shoqëroheshin nga dokumentarët "Luce" që mundoheshin të servirnin sukseset e reparteve të ushtrisë fashiste.

Ndërsa dhe sot e kësaj dite brezi i tretë i durrsakëve të vjetër kujton me nostalgji muzikën dhe filmat italianë të viteve '30-40, komunikimi i vazhdueshëm me italianët, që jetonin në Durrës dhe shkollimi në Itali, lanë gjurmë edhe në leksikologji.

Beja kujton se, nga influenca e gjuhës së vendit fqinjë, në atë kohë nisën të përdoreshin në gjuhën e përditshme mjaft fjalë si: arrivederci, ciao, burro fresco, aranciata, risotto etj; ndërsa në gjuhën teknike hynë fjalë si: bulloni, dado, rondelle etj, të cilat mbetën përgjithmonë në fjalorin e gjuhës shqipe.

Krahas kinemasë, në ato vite, si për çdo brez të ri, muzika përbënte një nga elementët kryesorë të formimit kulturor të durrsakëve. “Në atë kohë shumë këngë italiane si "Mamma, ti voglio bene", "Chitarra romana", "Violino zigano" etj apo këngëtari italian Beniamino Gigli u bënë shumë të njohur.

Jehona e muzikës italiane ndihej mjaft në Durrës e kjo falë altoparlantëve të fuqishëm të vendosur në rrugët e qytetit si dhe shumë këngëtarëve italianë, që kishin mbërritur në qytetin tonë e interpretonin në kafene e taverna”,- shkruan Beja në librin e tij. Megjithëse ka qenë i vogël, ai nuk kishte si t’i harronte dy nga evenimentet e asaj kohe në Durrës, mbërritjen e cirkut dhe shfaqjen e dy operave në ambient të hapur.

Krahas dominimit të fortë në çdo aspekt të ekonomisë së brishtë durrsake, italianët angazhoheshin edhe për argëtimin e popullsisë. Kështu, në ato vite, në Durrës erdhi dhe u vendos një cirk i madh lojrash, një ngjarje kjo që bëri shumë përshtypje dhe nuk mbeti pa u komentuar.

Ndërkohë, siç kujton Beja në ambjente të hapura u shfaqën dy opera mjaft të famshme: "Traviata", tek sheshi pranë pishinës, ku luajtën si figurantë shumë fëmijë durrsakë dhe "Aida" e Verdit, që u luajt tek sheshi pranë Muzeut të Dëshmorëve.
 
"Scarpe Grosse" filmi i Dino Falconit  më 1940 në kinemanë italiane hapur në Durrës
 
Kuadër nga kinokomedia "Scarpe Grosse" me aktorin e famshëm Amedeo Nazzari (në mes), shfaqur në kinemanë e ndërtuar nga italianët në Durrës
 
Giulietta Masina me Amedeo Nazzari-n në filmin “Le notti di Cabiria” (1957) i regjisorit Federico Fellini, fitues i “Oscar”-it për filmin e huaj më të mirë shfaqur dhe në Shqipëri

amadeo nazzeri

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?