Ndodh edhe kështu, kombëtarja e Ganës në futboll është në ankth vetëm katër ditë nga nisja e Kupës së Botës. Afrikanët tanimë janë në Katar, teksa përgjegjësi për bazën materiale ka harruar të marrë me vete fanellat e lojtarëve. Ngarkesa kryesore është lënë në Accra, kryeqytetin e vendit. Mediet në Ganë njoftojnë se tanimë materialet do dërgohen me postë, me federatën e këtij vendi që ka frikë për shkak të vonesave të këtij shërbimi në vendet afrikane.
"Fanellat do transportohen në Katar nga shërbimet postare, por federata ka frikë se mos ketë vonesa për ndeshjen e parë, për shkak të ngadalësisë së Postës në Gana", shkruajnë mediet ganeze.
Ngjarje e pabesushme në prag të Botërorit, me Ganën që ndeshjen e parë në grupin H e ka në 24 nëntor kundër Portugalisë. Përpara saj, në datën 17 nëntor Gana luan me Zvicrën një test miqësor.