Ambasada e SHBA: Javën e ardhshme presim formimin e KLP dhe KLGJ, koha për drejtësinë e vërtetë
Ambasada e SHBA në Tiranë
Pak orë pas hedhjes së shortit për anëtarët e KED, ambasada amerikane në Tiranë inkurajon krijimin e institucioneve të tjera që do ta plotësonin sistemin e drejtësisë. Përmes Facebook, SHBA shkruan se po pret me kënaqësi krijimin e KLGJ dhe KLP, institucione këto që pritet të formohen javën e ardhshme. Shorti për KLP hidhet në datën 11 dhjetor (Lexo këtu), ndërsa ai për KLGJ një ditë më pas (Lexo këtu). Sipas ambasadës së SHBA, ngritja e këtyre dy institucioneve do të shënonte një hap madhor drejt drejtësisë së vërtetë.
Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj. Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë.
Ambasada e SHBA në Tiranë
Soreca përshëndet zgjedhjen e KED: Hap i rëndësishëm për reformën në drejtësi
Pas reagimit të Ambasadës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ardhur edhe reagimi i Ambasadorit të Bashkimit Europian, në Shqipëri, Luigi Soreca për zgjedhjet e anëtareve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve të dy këshillave përkatësisht KLP dhe KLGJ javën e ardhshme.
Teksa e konsideron hedhjen e shortit një hap të rëndësishëm për ecurinë e reformën në drejtësi, përmes një statusi të publikuar në rrjetin Social twitter ambasadori i BE-së shprehet se pret javën e ardhshme ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të prokurorisë.
"Sot, Kuvendi ka zgjedhur anëtarët e KED. Ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Ne presim me padurim javën e ardhshme kur Asambleja e Përgjithshme e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve do të takohet për të ngritur KPL dhe KLGJ”, shprehet ambasadori i BE-së", shprehet ambasadoriSoreca në twiiter.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.2%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 1371
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
5 vite SPAK/ Romeo Kara në Report Tv: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash, por shpallje të reja! Shabani: Saliu e Meta të akuzuar se kanë porositur vrasje
20 Dhjetor 2024, 19:19
-
Familja Berisha kundër reformës, 2 konferenca në 1 ditë: Gjyqtarët e KiE rrëzuan vetingun! Opinioni: Duhet kur mungon shteti i së drejtës
20 Dhjetor 2024, 17:08
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor 2024, 15:40
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor 2024, 22:10
-
Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile
11 Dhjetor 2024, 20:30
-
Antikorrupsioni/ Fjala e plotë e Edi Ramës: S’ka komplot kundër SPAK, pa PS s’do kishte reformë në drejtësi
11 Dhjetor 2024, 19:03
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor 2024, 16:14
-
Zbardhet dokumenti negociues Shqipëri-BE! Detyrat që lë Bashkimi Europian: Dënoni korrupsionin e niveleve të larta e sekuestroni asetet e krimit
7 Dhjetor 2024, 14:29
-
VanHorn në Vlorë: Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, nuk është vetëm SPAK
4 Dhjetor 2024, 13:49
-
Çështjeve Europiane/ Kryenegociatorja Dhuka: Plan për realizimin e grup-kapitujve dhe Drejtësinë, 7 mld për kompensimin e ish-pronarëve! Tabaku: Buxheti s'ka asnjë ndryshim!
12 Nëntor 2024, 09:58
-
Berisha propozon të zhbëjë sistemin e ri të drejtësisë: SHBA e BE të heqin dorë! Të angazhojmë Komisionin e Venecias për rishqyrtim tërësor
28 Tetor 2024, 13:04