/Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë nderoi me mirënjohje kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kryetarit Haziri mirënjohja iu dorëzua nga zëvendësambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Jennifer Bachus, në kuadër të aktivitetet të djeshëm të Ambasadës Amerikane "Amerika me Kosovën", të mbajtur në shkollën e mesme ekonomike "Marin Barleti".
Sipas një njoftimi të komunës së Gjilanit, mirënjohja i është dhënë për mbështetjen e veçantë të punës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe mbështetjes së Sektorit Civilo-Ushtarak të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe ICITAP-it në implementimin e programit social "Amerika with Kosovo".
Kryetari Haziri falënderoi Ambasadën Amerikane për mirënjohjen si dhe për kontributin që ka dhënë dhe po jep SHBA për Gjilanin e për Kosovën në të gjitha aspektet, duke thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen./Kosovapress/
/Shqiptarja.com