Meta-opozitës: Të ndërhyhet te reforma në drejtësi! SHBA: Sabotim! Rama: Dakord me Amerikën

TIRANE-Shembja e Teatrit Kombëtar ka nxjerrë në pah qëllimin e vërtetë të rebelimit dhe skenarin e Presidentit Ilir Meta e opozitës për të ndërhyrë te reforma në sistemin e drejtësisë. Presidenti Ilir Meta me argumentin e kauzës së Teatrit Kombëtar mblodhi sot opozitën duke i prezantuar një plan me 11 pikë për daljen nga kriza. Por cfarë përmban kjo platformë që solli reagimin e ashpër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës?

Në njoftimin për mediat pas takimit me opozitën, Presidenti deklaroi se "I informova për përpjekjet dhe propozimin e një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme".

Por çfarë është ky këshill dhe çfarë synon Ilir Meta? Burime për Report Tv nga tryeza e opozitës me Presidentin zbardhën detaje konkrete nga propozimet e kreut të shtetit. Ilir Meta kërkon ngritjen e një Këshilli Politik për të ndërhyrë në Reformën në Drejtësi. 

"Ka disa institucione që duhet të ishin ndërtuar. Opozita është ajo që e votoi reformën në drejtësi, ndryshimet kushtetuese. Duhet parë nëse ka nevojë për amendime, sipas presidentit duhet një këshill politik me përfaqësues të pozitës dhe opozitës për të arritur në një mirëkuptim sepse ndryshimet kushtetuese nuk janë çështje të Edi Ramës, por të gjithë popullit, që ka edhe një opozitë që duhet të ketë zërin e vet. Ka shumë gjëra që nuk po ecin, duhet parë nëse duam gjyqësor për Edi Ramën apo për të gjithë qytetarët" tha një burim nga brenda mbledhjes.

I njëjti burim sqaron edhe disa nga pikat që ka propozuar Ilir Meta. "Një prej pikave është largimi i Ardian Dvoranit si kryetar i KED-së sepse i ka përfunduar mandati, Gjykata Kushtetuese, mos ndryshimi i formulës së betimit, ndryshimet ligjore për reformën në drejtësi të bëhen nga një strukture si ajo që po punon për reformën zgjedhore, nga Këshilli Politik ku përfshihet edhe opozita. Një tjetër cështje e përfshirë është reforma zgjedhore, por edhe zgjedhja e kryetarit të KLSH-së".

Një tjetër burim po nga tryeza e paradites së sotme shkoi më tej duke thënë se Presidenti Ilir Meta i tha Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij se këtë propozim me 11 pika, ku përfshinë Reformën në Drejtësi do ua shtronte edhe ndërkombëtarëve.

"Presidenti tha se kam një ide që do ua shtroj ndërkombëtarëve, që duhet një strukturë politike sikur është bërë për komisionin zgjedhor ku të përfshihet edhe opozita, pasi janë tema të përbashkëta. Që të përshpejtohet plotësimi i vakancave në drejtësi. Është detyrim i të gjitha palëve që politikat për integrimin duhet të kenë një konsensus. Sikur është një tryezë për të gjithë reformën, të gjitha kanë nevojë për një strukturë politike që të jetë edhe opozita" tha një tjetër burim për Report Tv.

Reagimi i ambasadës së SHBA-së në Tiranë ka qenë i menjëhershëm dhe i fortë. Fillimisht ishte vetë Kim që shkoi në Presidencë me urgjencë paraditen e sotme, por në mungesë të Presidentit që ishte me opozitën, zhvilloi një takim me këshilltarët e kreut të shtetit dhe më pas u largua pas porosive që la.

Disa orë më pas, pasdite ambasadorja e SHBA bëri një postim të ashpër duke i dërguar një mesazh të qartë dhe direkt Presidentit Ilir Meta dhe të gjithë atyre që janë pjesë e planit të tij. Ambasadorja e SHBA-së e cilëson këtë lëvizje si një sabotim të Reformës në Drejtësi .

"Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë" deklaron Kim. Ambasadorja Kim kërkon vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi, teksa përshëndet betimin e 3 prokurorëve të SPAK-ut. "Urime 3 prokurorëve për betimin. Mezi presim për ta plotësuar SPAK-un. Progresi në reformën në drejtësi duhet të përshpejtohet hap pas hapi" thotë Kim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:51
Soreca në krah të Yuri Kim: Nuk është koha për ndryshime, por zbatim të efektshëm të Reformës në Drejtësi

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me 'ndërhyrjet' që kërkojnë të bëhet për reformën në drejtësi, duke u shprehur qartë se kjo nuk duhet të ndodh, por duhet që të ruhet reforma e përcaktuar që në fillim për drejtësinë dhe të rritet efikasiteti i saj në zbatim. Kjo për Sorecën  është e vetmja mënyrë që shqiptarët të përfitojnë nga drejtësia e pavarur dhe vendi të ecë para me integrimin.

"Zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë dhe të ruhet. Nuk është koha që të rihapet diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin e tij dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të ofruar drejtësinë e pavarur që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj të integrimit",shkruan Soreca.

Ora 20:19
Basha distancohet nga parlamenti, por jo nga ndryshimet në reformën në drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për deklaratën e Ambasadores Yuri Kim se reforma në Drejtësi po tenton të sabotohet. Basha shprehet se për çdo ndryshim të kësaj reforme nga ky parlament do të jetë ilegjitim dhe nuk do të pranohet nga opozita jashtëparlamentare, por lë të kuptohet se nuk është kundër ndryshimeve që mund të vendosen jashtë parlamentit mes forcave politike.

"Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijuar dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë", shkruan Basha.

Ora 19:39
Rama dokord me SHBA, mesazh Metës: Ferri është bosh, djalli është këtu

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur dhe rënë në dakordësi të plotë me ambasadoren Amerikane Yuri Kim, e cila e quajti sabotim të reformës në drejtësi kërkesën e Presidentit Meta për të ngritur këshill politik për këtë reformë.

Duke zgjedhur dhe një shprehje të njohur të Shekspirit për të treguar se sa fortë po sulmohet reforma në drejtësi, Rama tha se vetë 'djalli' po e bën këtë punë.

"Ferri ka mbetur bosh, djalli është këtu", duke sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë presidentin Meta, akuzat ndaj të cilit se po tenton të kap reformën në drejtësi kanë qenë të shumta si nga ndërkombëtarët dhe nga vetë Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ili: 22/05/2020 13:29

    Cfare nuk pritet nga kjo klase politike e papergjegjeshme ne cdo aspekt e ne vecanti ndaj problemeve te vendosjes se drejtesise per te gjithe

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 22/05/2020 08:15

    Pyetja racionale qe lind pas deklaratave bajate te Bashes e te tjereve: Ata qe jane sot ne Parlament a jane pjese e Listes Zgjedhore Zyrtare te PD-se te hartuar, te firmosur e vulosur nga z. Basha perosonalisht e te dorezuar zyrtarisht ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ne maj 2017? Kush jane ilegjitime, deputetet e sotem, a po firmat dhe vulat e tij dhe te PD-se? Basha shkruan: "Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijuar dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë".

    Përgjigju
  • populli: 22/05/2020 06:40

    O liro pse behesh mburoje per ujkun.. Ata qe nuk po flasin me e dijne mire kush eshte SHBA

    Përgjigju
  • Arbi: 22/05/2020 01:08

    MISS,,YURI KIM THE PRESIDENT OF ALBANIA META IS A CORRUPTED OFFICIAL ALL ALBANIAN KNOW THAT ,HE WANTS TO DESTROY THE JUDICIAL REFORM ,,FOR HIS INTERESTS,,HE HAS TO BE DECLARED NON-GRATA IN USA...

    Përgjigju
  • edi: 22/05/2020 00:47

    MERRNI FADROMAT FDHE SHKONI TEK GJIRI I LALEZIT POPULL MOS DEGJONI KETE MI GJIRIZI SI KOQET E DERVISHIT KUR KERKON KY XHUXH TE BEHET TRIM KURRE SKA PER TE NGELUR NJERI NE ATE KOMB ,SHKALLMOJINI VILAT E NDERTUARE ATJE BERISHES DHE KETIJ CINGAPOKU DHE FUTINI NE KOVAT E FADROMES DHE GJUINI ME VEZE TE PRISHUR DHE DOMATE .KANE ZAPTUAR ME KILOMETRA TOKE QE AS SE KANE PARE DHE DITUR KUR ERDHEN ATJE ME BUZEQESHJE DHE MASHTRIME KUNDER POPULLIT .FJALET E TIJE ISHIN DHE JANE HELM PER KOMBIN DHE SHQIPETARET .TRIMERIA E TIJE SI KOKE BOLEJE DO E SHIHNI SHUME SHPEJT SE KUSH DO I HEDHE GELBAZE KETIJ MIU KANALESH

    Përgjigju
  • velo: 21/05/2020 23:59

    Department of USA DUET TA INVESTIGOJE Z KIM SE DUET ESHTE BERE PALE ME RAMEN QE ESHTE krucket politican

    Përgjigju
    • redi: 22/05/2020 08:48

      Ik o Velo merru me ndonje pune tjeter se sjan per ty komentet. As e ke fare iden per çfare po flet.

    • @Velo Partizani: 22/05/2020 01:10

      Excuse me? What is it that you are trying to say? ( dmth cfar doje te thoje qe ta kuptojm dhe ne injorantet)?

  • poli: 21/05/2020 23:40

    SHIKOJENI o popull se c'fare legeni qe keni per president ,,,do te nderhyje ne reformen ne drejtesi,,kur kete reforme e UDHEHEQ SHBA...TA HARROSH O META SE DO BESH C'FARE TE DUASH NE KETE VEND...

    Përgjigju
    • Hasani.it: 22/05/2020 02:25

      O Poli, mos mendo se jane shume te ndershem amerikanet.....

  • ymeri: 21/05/2020 23:33

    E NXORRI KOKEN META ,,,ja ta shikojne edhe artistet sa I intereson metes teatri,,,ai ka hall te shpetoje nga reforma ne drejtesi dhe do ta prishe…//po ta donte teatrin meta e kishte riparuar kur ishte kryeminister….ik o meta merr edhe bashen dhe hidhuni ne kanionet e langarices,,,do duket sikur po benit rafting...

    Përgjigju
  • KIRI: 21/05/2020 23:23

    C'PUNE KE TI O META SI PRESIDENT TE NDERHYSH NE REFORMEN NE DREJTESI,,,AJO ESHTE E PAVARUR,,,E NXORRE KOKEN HAPUR TANI O ILIR META ,,,TI DO SIGURI QE NUK DO DENOHESH PER VJEDHJET QE KE BERE,,,TI META NUK KE HALLIN E TEATRIT AS TE NDONJE GJEJE TJETER,,KE QENE KRYEMINISTER META E NUK KE BERE ASGJE VETEM KE VJEDHUR...

    Përgjigju
  • Populli: 21/05/2020 21:50

    Duhej te ishin brenda peshqit e medhenj..

    Përgjigju
  • ERP: 21/05/2020 21:49

    ER, mbaro pune me komisonin parlamentar dhe shkarkoje kete vemje qe na e ke vene pre president. Leri lojrat. Do te marre edhe ty me vete aty ku eshte nisur, se me USA jane dhe prova qe nuk krujet kush

    Përgjigju
  • Reforma: 21/05/2020 21:05

    Hiqeni qafe kete peshkaqenin e cepanit, nuk e ka targin te vere ne rresht nderkombetaret e shqiptaret.Eshte paradoks peshkaqen nga cepani, ku ha pula gur,po ja qe ndodh.Atij i ulet koka vetem kur t'i sekuestrohen pasurite e parate e vjedhura,e ta lini si barbon bashke me ate zhaben. Ne burg t'a fusni si barbon qe mos ti duket prifti gomar.

    Përgjigju
    • Hasani.it: 22/05/2020 02:29

      O reforma....ku po e lene Ramen ? edhe ai me te tjeret.....

    • Rrahman Gashi: 21/05/2020 23:31

      Ngatërron kekun me byrekun ti. Ne barbonin e kemi kryeministër. 17 muaj poshtë urave të Senës. Vetë e ka treguar.

  • nik: 21/05/2020 20:49

    popull zgjidh: berisha, basha, meta dhe kryemadhi VS rama, BE dhe USA

    Përgjigju
  • Lalzi: 21/05/2020 20:47

    Ah qen qen po shuqyr qe kemi ameriken dhe ju te gjith do u shperlaje drejtesia qe po ben amerika dhe eu btavo z rama urime per ate qe the ""feri esht bosh djajte jan ketu""fjalet e shekspirit po u vjen fundi po cmenden nga mekatet

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 21/05/2020 20:39

    O sot,o kurr nuk do te prapset korrupsioni i larte shteteror shqiptar. Nese ky popull do te zhgenjehet nga ALEATI SHEKULLOR USA fundi do jete shuarja perfundimtare shqiptare-arberore dhe ky vend kthehet perfundimisht ne lam qorrash ku korrupsioni i larte shteteror do te lulzoje dhe kundermoje kerma e kufoma.

    Përgjigju
  • Andon L.: 21/05/2020 20:33

    Reforma në drejtësi nuk është diçka për të bërë nga njerëzit në sheshin e tregut. është detyrë ligjore e ligjvënësve legjitimë që shërbejnë në parlament. Basha dhe të gjithë të tjerët preferuan të ishin në treg jo në parlament. kështu që mendimi dhe kontributi i tyre nuk kanë legjitimitet!

    Përgjigju
  • Lui: 21/05/2020 20:07

    Meta e pa qe nuk i eci ceshtja e Dvoranit, tani kaloi te plani tjeter per te krijuar komsion nderpartiak si ai per reformen zgjedhore Hahahah. Ore president mos kujton se jane budallenj amerikanet?! Cfare komisioni nderpartiak kerkon ti kur reforma ne drejtesi ka mbaruar, dmth eshte miratuar dhe tani eshte thjeshte ceshtje e vete sistemit te drejtesise qe te plotesoje vendet e shumta qe mbeten vakant nga gjyqtaret dhe prokuroret e shkarkuar nga vetingu. Sado qe te perpiqesh te fusesh hundet, tani sistemi i drejtesise nuk varet me nga politika, te pakten ligjerisht. Them te pakten ligjerisht, sepse ndonje gjykates apo prokuror edhe mund ta blini ju si politiqener fare e keqe te ketij populli te mjere..

    Përgjigju
  • redi: 21/05/2020 19:56

    Ceshtja e teatrit ishte nje teater i opozites me Meten ne krye ,per te dale tek ajo qe i djeg me teper ,tek Reforma ne drejtesi.Mazhoranca nuk duhet te toleroj Meten te perdori presidencen si zyre te opozites por te kerkoj shkarkimin e tij ,meqe dhe partneri jone strategjik USA, e ka kuptuar ne kohe manovrat e tij. Refrrma nuk ka kthim dhe drejtesia duhet te ndahet nga politika pergjithmone dhe te jete ne sherbim te popullit

    Përgjigju
  • Beni: 21/05/2020 19:55

    Shpetojeni vendin tone te mjere qe ka 30 vjet qe udhehiqet nga kriminele dhe bandite

    Përgjigju
    • A. N.: 21/05/2020 23:55

      Vetem 30vjet? Mua nuk me del asnje vit qe jemi udhehequr nga te ndershem qe nga pavaresia

  • Konjak: 21/05/2020 19:41

    Shqiperine me shum se kushdo e duan shqipetaret . Reformen ne drejtesi me shume se kushdo e duan shqipetaret . Te gjith te tjeret , bejne punet e tyre , dhe bejne sikur ketu kan ardhur vetem per hallin tone , dhe per ne ju dridhet shpirti . Eshte koha , te jemi te vertete , edhe ne , edhe te gjithe te tjeret qe deshirojne te punojne me ne .Shqipetaret jane nje popull i vuajtur , sigurisht , per faj te tyre , sepse askush nuk deshiron tja mbaje kalin tjeterit , te gjith mendojne se mund te bejne gjithcka . Nuk besojse , ne , organizojme prapaskena vet-vetes , te flakim tutje , punen tone dhe ndihmat qe mundohen te na japin te tjeret . Populli ka vuajtur nga vet-vetia , por me shumice , edhe nga te tjeret . Si rezultat i ketyre problemeve , ne , nuk kemi besim as ne vet-vete , jo me tek te tieret . Askush te mos mendoje se ne na pelqen anarshia , barbarizmat , injoranca ; por ne nuk mundemi , dhe nuk kemi besim , as tek rrobat e trupit , e jo me tek tjeteri .Tash e 30 vjete , jemi te zhgenjier , qoft nga mundesit tona , qoft nga , te quajturit miq , me sherbim ne shqiperi apo jasht saj . Z Kim , shpresa s'ka pse te humbas , persa kohe punohet me sinqeritet dhe vendosmeri, por edhe se sa te vertet te drejte e te perkushtuar jane punonjesit qe miren me keto pune ..Perparimi vjen nepermjet punes , presim si gjithmon , te shohim .

    Përgjigju
    • Arben Metani: 21/05/2020 20:09

      Eshte vetem karamele e helmatisur kjo qe po kerkon Meta tu servir Shqiptareve, vetem dbe vetem per te shpetuar nga mekatet 30 vjecare qe ka bere ne politike ne kurriz te Shqiperis. Kush eshte ai hajdut qe shkon vete ne burg? Reforma ne drejtesi nuk do behej dhe nuk behet kurre pa dihmen e miqeve te huaj. A kane interesat e tyre te huajt? Patjeter qe kane. Pse kreret politike qe kerkojne te marrin frenat e reformes nuk kane interesat e tyre? Me mire dikush qe eshte i pasur dhe nuk ka nevoje edhe per leket e bukes te femijeve te mi se sa i imi dhe qe më vjedhe dhe leket e fundit te bukes. E te huajt nuk vjedhin leke buke. A vjedhin pasurite e Shqiptareve? Ndoshta. Por Meta dhe Berisha qe më ka vjedhur nuk do ja besoj kurre perseri leket e bukes te familjes time. 500 here me mire ShBA e BE.

  • Cubi: 21/05/2020 19:30

    Ah moj amerik keta qenerit tan aty e kan mendjen si ta kapin sic e kan ber nga 30 vjet. Aman se shpresa jon tek ju eshte se per keta jemi te mbaruar ju lutemi mos lejoni qe keta te ven dor aty

    Përgjigju
    • F-35: 21/05/2020 19:58

      Dakord 100%!

  • Jim: 21/05/2020 18:53

    Like florii&Lalzi kujdes !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)