"Kryqëzata" e Rusisë në Shqipëri, Moska sulmon fjalën e lirë të Tiranës

Mero Baze, Alexander Karpushin dhe Spartak Ngjela

Në një akt të paprecedentë diplomatik, ambasada ruse në Tiranë ka ndërhyrë sot në punët e brendshme të Shqipërisë, duke ironizuar dhe përqeshur një gazetë të rëndësishme dhe një opinionist të pavarur dhe autoritar shqiptar për shkak të shkrimeve të botuara apo mendimeve të shprehura lirisht prej tyre.

Në fakt në një reagim të sajin të sotëm ambasada ruse ka sulmuar gazetën Tema, të botuesit Mero Baze, që sipas ambasadës që drejtohet nga ambasadori Alexander Karpushin, ka riprodhuar disa analiza kundër Rusisë, që janë trillime të mediave perëndimore, si dhe avokatin Spartak Ngjela, të cilin ambasada ruse e ka ironizuar, për sa i takon një shkrimi të tij në Facebook, ku Ngjela pretendon se në pranverën e vitit 2017, 400 oficerë të Moskës "zbarkuan" në Tiranë për të destabilizuar vendin.

Për këtë pohim të Ngjelës, ambasada ruse ka vënë në dyshim aftësitë e tij intelektuale dhe pak më pas avokati reagoi për Shqiptarja.com, duke theksuar se deklaratat e tij bazohen në fakte që do ta bëjnë edhe më të qartë shumë shpejt se sa e rëndë ka qenë situata.

Ndërsa gazetën Tema ambasada ruse e ka këshilluar që të heqë dorë nga shkrimet sensacionale, që sipas saj do t’ia largojnë edhe lexuesit.

Ja reagimi i i ambasadës ruse për gazetën Tema

Kemi parë javët e fundit një sërë shkrimesh në gazetën “Tema” kushtuar temës së Rusisë (artikuj të dt. 26 mars, 7 prill, 8 prill, 9 prill, etj.). Ambasada vuri re me habi se shumica e këtyre materialeve bazohen në trillime dhe informacione të pavërteta, dhe madje përmbajnë edhe gjykime jashtëzakonisht fyese për Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Redaksia e gazetës duhet të dijë se, duke ribotuar këto lajme të rreme dhe “analiza” konspiracioni nga mediat “e respektuara” perëndimore, ajo merr përsipër përgjegjësinë për këto falsifikime të hapura.

Po e shohim me keqardhje se si gazeta “Tema”, e cila deri fare pak kohë më parë na dukej si një media objektive dhe profesionale, është duke u zhytur gradualisht në nivelin e një gazete që i përshtatet plotësisht përcaktimit “shtypi i verdhë”. Jemi të sigurtë se ky devijim nga standardet e vërtetësisë, seriozitetit dhe profesionalizmit është i gabuar. Në fund të fundit, përdorimi i materialeve jokorrekte dhe kontradiktore, në rendje pas sensacioneve, do të çojë pashmangshmërisht në zhgënjimin e lexuesve të gazetës dhe në humbjen e reputacionit të saj.

 

Reagimi i ambasadës ruse në Facebook

Shkrimet e gazetës Tema që kritikon ambasada ruse në Tiranë

 

Komentet  e Spartak Ngjelës që kishin shqetësuar Moskën:

“Ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë se, pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, fillon esencialisht procesin e bashkimit shqiptar drejt Shqipërisë etnike. Ja, kjo është edhe arsyeja e dëshirës për destabilizim të Shqipërisë nga korrupsioni shqiptar dhe politika e Moskës dhe ajo e Beogradit. Por, vërtetë mendojnë këta trutharë moskovite, beogradas dhe shqiptarë të korruptuar se do të jenë të zotë të mundin sot forcën e Amerikës dhe skemën e saj të interesit të madh amerikan, në aleancën amerikano-shqiptare për Ballkanin Perëndimor?” 

Reagimi ironik i ambasadës ruse:

Kemi lexuar kryeveprën e radhës, që pretendon të quhet analizë, nga Spartak Ngjela, në të cilën mbi Rusinë hidhet përgjegjësia e destabilizimit të situatës politike në Shqipëri. Të tilla konkluzione që nxirren pa asnjë bazë të besueshme ngjallin dyshime serioze për kompetencën dhe nivelin intelektual të autorit. Në këtë kuadër, nuk mund të mos kujtohet edhe historia magjepsëse e treguar më parë nga zoti Ngjela për “400 oficerë rusë” që, sipas tij, ishin futur në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2017-s për të organizuar trazira. Po meqë ra fjala, ku janë zhdukur këta “oficerë”? Po presim me padurim, zoti Ngjela, detaje të reja nga ju!

Reagimi i ambasadës ruse në Facebook për Spartak Ngjelën

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka qenë mjaft aktive kohët e fundit, që pas sulmit me agjent kimik ndaj një ish-agjenti të dyfishtë në Londër, që solli një luftë të vërtetë diplomatike mes Perëndimit dhe Moskës, që u shoqërua me dëbimin e mjaft diplomatëve nga të dyja palët në konflikt, përfshi edhe Shqipërinë, nën dyshimin se pas këtij sulmi qëndronte qeveria e Vladimir Putinit.

Për këtë çështje, ambasada ruse në Tiranë u përplas edhe me ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Por tashmë duket se selia diplomatike e Mokës në Shqipëri e ka shtrirë "gjuetinë e shtrigave" të saj edhe ndaj mediave dhe opinionistëve shqiptarë që i konsideron si kritikë ndaj regjimit autoritar të Putinit, që u rizgjodh për të tretin mandat si president pak kohë më parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Reagimi Avokatit: Mbetën jashtë qytetërimit. Nuk kanë aftësi intelektive për të kuptuar lirinë

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar menjëherë për Shqiptarja.com pas deklarëtës së ambasadës rusë për të, që i vë në dyshim deklaratat e Ngjelës, së në zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri, në vendin tonë kishin zbarkuar 400 agjentë të Moskës, për të destabilizuar vendin.

“Ato që kam shkruar janë fakte. A nuk i dëgjuat dhe nga ambasadori amerikan? Akoma nuk jeni të bindur. Prit se do të dëgjoni shpejt më fakte se në çfarë rreziku kanë qënë shqiptarët në pranverën vitit 2017. Budallenj mbetën këta derëzezë e punëzezë rusë,  gjithë kohës; kanë plot një shekull që flasin për "shpifje të Perëndimit kundër tyre". Mbetën jashtë qytetërimit. Nuk kanë aftësi intelektive për të kuptuar lirinë: kjo është sëmundja e tyre. Duhen lënë në batakun ku janë; se janë krejt pa forcë. I kërcënohen botës me një GDP sa Spanja. Tallen amerikanët më ta...” –

tha Ngjela.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 11/04/2018 10:24

    Ngjela eshte nje Idiot flet Perralla as vet si beson ato qe thote.

    Përgjigju
    • Ilir: 26/07/2020 17:59

      Perse ambasada ruse, pra Rusia zyrtare, implikohet kaq shume vetem per ca deklarata te nje idioti"? Do te duhej ta injoronin komplet, ndersa ne fakt kercejne siku kane flaken nen te ndenjura!!?

  • Hasan Pordha: 10/04/2018 22:45

    Po me kujtohet filmi Balle per balle

    Përgjigju
  • Arben Metani: 10/04/2018 15:54

    Pse botoni shkrime te tilla? Mjafton kaq per te qene ne sherbim te ruseve. Ka ardhur koha e luftes finale. Dhe Shqiptaret e dine ku dhe kush eshte ne te mire te tyre dhe Shqiperise. Jo vetem ne kuptimin e interesava por edhe te historise se sotme dhe te neserme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja